E Shtunë, 31 Tetor 2026

Lohan: ”Duhet debat i gjerë për reformën në Drejtësi”



Ambasadori i Komisionit Europian në Tiranë, Helmut Lohan, u shpreh ditën e djeshme se reforma në Drejtësi ka nevojë, krahas konsensusit të gjerë politik, edhe për një debat të mjaftueshëm me ekspertë, në mënyrë që implementimi i reformës të jetë plotë. Lohan vlerësoi konsensusin politik mes palëve për këtë reformë, por ai këmbënguli që duhet bërë më shumë. “Marrëveshja mes forcave politike për reformën është një nevojë për progresin, pasi e vetme nuk është, gjithsesi, e mjaftueshme që të jetë e suksesshme. Konsensusi për principet e legjislacionit duhet të shoqërohet me një konsultim të gjerë me ekspertë përgjatë përgatitjes së legjislacionit dhe duhet një debat i plotë për draftin që do të përgatisin juristët. Ky proces duhet normalisht që të ketë rezultat me legjislacionin dhe jo të duket mirë në pamje të parë, por që të ketë mundësi të implementohet, me fjalë të tjera, në legjislacion duhet të ketë një impakt për realitetin. Diskutimet për reformën dhe për shumë të tjera duhet të reflektojnë parimet e Bashkimit Europian dhe gjithashtu duhet të jenë praktike. Ditë pas dite përmbajtja dhe implementimi i rregullt duhet të kapin standardet. Ky aspekt është termi më i shkurtër i prioriteteve që BE-ja ka kërkuar nga Shqipëria, të cilat kërkojnë të promovojnë një dialog konstruktiv midis partive politike dhe ekspertëve në implementimin e reformave”, - tha Lohan.

17 Maj 2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›