E Shtunë, 31 Tetor 2026

Grupi i PS: Ruçi do lexojë deklaratën në Kuvend


Grupi Parlamentar i Partisë Socialiste ka vendosur që të jetë Gramoz Ruçi ai që do të lexojë deklaratën e PS-së në seancën e sotme.
Pak orë para se deputetët e PS-së të hyjnë në Kuvend në selinë rozë është mbledhur grupi parlamentar i Partisë Socialiste. Mbledhja përcaktoi që deklarata e PS-së të lexohet nga Ruçi ndërsa deputetët që do përfaqësojnë PS-në në komisionet e ndryshme të Kuvendit të Shqipërisë do të caktohen javën e ardhshme. 64 deputetët e PS-së do të hyjnë sot në Kuvendin e Shqipërisë, pas 6 muajsh bojkot që nga zgjedhjet e 28 qershorit. Deputetët socialistë do të bëjnë sot betimin , por njëherësh do të paraqesin edhe një projektligj për hapjen e kutive.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›