Rusia mund të ndalojë furnizimin me energji për Bjellorusinë

Pasi është shtyrë disa herë afati për pagesën e borxhit që Bjellorusia i ka Rusisë për furnizimin me energji, tashmë ka mundësi reale që Rusia të ndërpresë furnizimin me energji drejt Minskut. Vetëm për muajin prill, kompania "Belenergo" ka detyrime fiannciare në shifrën që kap vlerën e 600 milion rublave. Problemet lindën si pasojë e blerjes së valutës në tregun bjellorus. Kompania elektroenergjitike "Inter RAO EES" njoftoi, se është gati të ndërpres plotësisht furnizimin me energji për Bjellorusinë, nëse deri në fund të ditës Minsk nuk paguan shumën e detyruar, njoftoi ITAR-TASS. Të enjten kryeministri bjellorus Miheil Mjasnikoviç dha premtimin, se borxhi do të paguhet deri me 28 qershor. Ai shpjegoi, se ministrat e energjetikës së Rusisë dhe Bjellorusisë, shpresojnë se deri të martën llogaritë do të jenë zgjidhur, kujton agjencia. Më 9 qershor "Inter RAO" përgjysmoi - nga 400 - 500 megavat në 200 megavat, - furrnizmet me energji për Bjellorusinë. Arsyeja ishte, se kompania elektrike bjelloruse"Belenergo" nuk kishte paguar për energjinë ruse që nga muaji maj dhe detyrimet ndaj palës ruse kishin kapur shifrën e 1.5 miliard rublave.