Një i vrarë, dy të plagosur në Kamzë

Foto Ilustruese
Një person me precedentë penalë është vrarë dhe dy të tjerë janë plagosur pas një përplasje me armë zjarri, e cila ndodhi mbrëmë rreth orës 22:00 tek rrethrrotullimi në qendër të Institutit Bujqësor në Kamzë.
Shtetasi Flamur Toska, 28 vjeç, banues në këtë zonë, ka marrë plagë të rënda dhe ka gjetur vdekjen rreth një orë pas ngjarjes në Spitalin Ushtarak. Ai ka qenë duke drejtuar makinën luksoze Volksvagen Fejto,n me targa AA 391 AC në kohën kur është qëlluar me pistoletë në distancë të afërt nga të paktën dy persona. Si pasojë e të shtënave në vendngjarje, ka mbetur i plagosur shtetasi Fatjon Biberaj, i cili ka qenë në makinë me të vrarin, ndërsa me sende të forta është plagosur edhe personi i tretë që ndodhej në automjet, Ramiz Basuka, 32 vjeç, efektiv i Policisë së Burgjeve në Fushë Krujë. Ngjarja e rëndë ka bllokuar qarkullimin për disa orë ndërsa policia, e cila shkoi në vendngjarje, tha se ka shoqëruar pesë persona që po i nënshtrohen hetimeve në lidhje me ngjarjen.
(Ngjarjen e plote e lexoni ne numrin e sotem te gazetes Panorama, versioni print)