Gjykata: Sekuestro të gjitha pasurive të bashkëpronarëve të shoqërisë “ARTI”
Vendimi për sekuestrimin e pronave u mor në seancën gjyqësore në Apel. Prokuroria ka të gjitha hapësirat ligjore për të konservuar të gjitha pasuritë e patundshme
Gjirokastër - Prokuroria e Gjirokastrës do të sekuestrojë të gjitha pasuritë e patundshme të bashkëpronarëve të shoqërisë së ndërtimit “ARTI” sh.p.k., Sotiraq Janora dhe Aristotel Haxhi, të cilët akuzohen si shkaktarë kryesorë të tragjedisë së 9 nëntorit në këtë qytet. Vendimi për sekuestrimin e pronave të bashkëpronarëve të shoqërisë së sipërcituar u mor gjatë seancës së mbrëmjes së dy ditëve më parë nga Gjykata e Apelit të Gjirokastrës, ku trupi gjykues i kryesuar nga gjyqtarja Irena Brahimi, la në fuqi vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë.
Pronat
Burime zyrtare nga Prokuroria e Gjirokastrës bënë të ditur për gazetën se “tashmë oficerët e institucionit kanë të gjitha hapësirat ligjore për të konservuar të gjitha pasuritë e patundshme që disponon shtetasi Sotiraq Janora dhe Aristotel Haxhi”. Sipas burimeve, pronat e patundshme janë kontrata hipotekore, troje, si dhe objekte të ndërtuara. “Deri në daljen e një urdhri të dytë, hipotekat e kanë të ndaluar të kryejnë veprime për tjetërsimin, shitjen apo çfarëdolloj ndryshimi, që mund të bëhet me këto asete”, - u shprehën burime zyrtare nga Prokuroria e Gjirokastrës. Mësohet se grupi hetimor po heton edhe për zbulimin e pasurive të tjera të dy shtetasve të lartpërmendur, si dhe të ndaluarve të tjerë, të cilët akuzohen si shkaktarë të tragjedisë së 9 nëntorit. Nga hetimet e deritanishme është arritur në përfundimin se pallati 5-katësh i ngritur në një kodër në lagjen “11 Janari”, u shemb për shkak të punimeve për ndërtimin e një godine të re pranë tij. Deri tani për këtë ngjarje janë ndaluar dhjetë persona, dy nga të cilët do të gjykohen në gjendje të lirë.
Ngjarja
Nga shembja e pjesshme të një pallati 5-katësh nga gërmimet për ndërtimin e një pallati ngjitur, humbën jetën 3 persona dhe u lënduan shumë të tjerë. Gjykata dha pak ditë më parë masën e arrestit burg për Aristotel Haxhin, president i firmës “Arti sh.p.k” dhe ortakun i tij Sotiraq Janora. Gjithashtu nuk iu ndryshua masa e sigurisë as për Alfred Maman, shefi i Urbanistikës në Bashkinë e këtij qyteti, Thanas Llahani, inxhinier i firmës, Gjergji Meçe, drejtor Teknik, Afërdita Papadhimali sekretare pranë zyrës së urbanistikës dhe Luan Bufit inxhinier projektues i firmës.
29 Nentor 2008