E Shtunë, 31 Tetor 2026

KSHH: Të respektohet roli i Avokatit të Popullit



TIRANË - Komiteti Shqiptar i Helsinkit (KSHH) e konsideron si veprim të nxituar padinë që policia e Shkodrës bëri në Prokurori ndaj institucionit të Avokatit të Popullit për “ndërhyrje në hetimin e një çështjeje”. Në një deklaratë për mediat, KSHH kërkoi dje respektimin e rolit të Avokatit të Popullit si institucion kushtetues që mbron të drejtat, liritë dhe interesat e ligjshme të individëve nga veprimet ose mosveprimet e parregullta të organeve të administratës publike. Reagimi i kësaj organizate vjen pas denoncimit të bërë ndaj Avokatit të Popullit, i cili pak ditë më parë dënoi dhunën e ushtruar ndaj një personi të shoqëruar në policinë e Shkodrës për një ngjarje të ndodhur në vitin 1997 në këtë qytet. Për këtë çështje është shprehur edhe Policia e Shtetit, e cila, përmes një deklarate për shtyp, sqaroi se ka vlerësuar dhe analizuar seriozisht rastin në fjalë. Sipas saj, rasti i Shkodrës, është deformuar dhe me tej politizuar, duke u trajtuar si sulm ndaj institucionit të Avokatit të Popullit dhe se qëndrimet dhe konsideratat e bëra publike nuk janë rezultat i vlerësimit të paanshëm e objektiv në raport me ligjin. Policia vlerësoi se bashkëpunimi me institucionin e Avokatit të Popullit, ka qenë, është dhe do të jetë i rëndësishëm, duke respektuar detyrimet ligjore që rregullojnë veprimtaritë e institucioneve respektive.

Maskat e armatosura grabisin çiftin e moshuar në Lushnjë

Lushnjë - Dy persona me maska dhe të armatosur kanë grabitur një çift të moshuarish në një banesë private në lagjen “Kongresi i Lushnjës”, në qytetin e Lushnjës. Burimet zyrtare të Policisë së Qarkut të Fierit bëjnë të ditur se ngjarja ndodhi rreth orës 03:00 të mëngjesit të djeshëm. Sipas tyre, shtetasit Pilo dhe Violeta Kondakçiu, përkatësisht 82 dhe 75 vjeç, kanë denoncuar grabitjen me armë të shumës prej 60 mijë lekësh nga dy persona ende të paidentifikuar. Nën kërcënimin e pistoletave dy grabitësit kanë arritur të marrin kursimet e të moshuarve. Burimet policore sqarojnë se grabitësit kanë hyrë nga dritarja e katit të parë të shtëpisë së vjetër dykatëshe të çiftit Kondakçiu. Fillimisht ata kanë kapërcyer murin rrethues pa asnjë problem. Më pas kanë mundur të hapin lehtësisht hekurat e dritares në katin e parë dhe që prej andej kanë mundur të futen në dhomën ku po flinin dy të moshuarit. Të trembur në maksimum, Violeta 75-vjeçare, i ka dorëzuar maskave 600 mijë lekë. Më pas ata kanë lajmëruar policinë e qytetit, e cila menjëherë ka ardhur në vendngjarje. Sipas burimeve dyshohet se vjedhësit mund të jenë persona që i njihnin mirë të moshuarit, përderisa ata njihnin me saktësi çdo hyrje të shtëpisë. Çifti i të moshuarve Kondakçiu jetonte i vetëm në një banesë të vjetër dykatëshe.

29 Nentor 2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›