Këshilltarët bashkiakë të PD-së kërkojnë dorëheqjen e Edi Ramës
Në një konferencë për shtyp kreu i këshilltarëve bashkiakë të PD-së, Ferdinand Pone, kërkoi dorëheqjen e kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Edi Rama. Në emër të të gjithë këshilltarëve të Partisë Demokratike, Pone tha se Rama nuk e meriton ta mbajë më postin e kryebashkiakut. Shkak i kësaj kërkese, sipas tij, është bërë mosorganizimi i ceremonialeve për Festat e 28-29 Nëntorit. Ai deklaroi se kryetari i Bashkisë nuk ka bërë asnjë urim dhe nuk është përpjekur që të përçojë arenën festive të këtyre ditëve të shënuara. "Në ditë kaq të rëndësishme për historinë e popullit shqiptar qyteti duhet të ishte më festiv se kurrë, por në fakt, nëse vështronim Tiranën sot, do të kuptonim se nuk kishte aspak atmosferë të gëzuar. Veç të tjerash, Ferdinand Pone ka deklaruar se në rast se Rama nuk do të japë dorëheqjen, atëherë ndaj tij do të kërkohet mosion mosbesimi. "Mocioni i mosbesimit do të jetë përgjigjja jonë në rast se Edi Rama nuk do të dorëhiqet", - përfundoi Ferdinand Pone.
29 Nentor 2008