E Diel, 1 Nëntor 2026

Kampionati evropian, 250 milionë USD fitimi i UEFA-s

Fitimi i pastër i Unionit Evropian të Futbollit (UEFA) nga Kampionati Evropian këtë qershor pritet  të jetë çerek miliardë dollarë. Por në këtë fitim duan të marrin pjesë të gjithë, të gjithë ata që presin masat e tifozëve. Dhe në kuadër të kampionatit bëhet shumë zhurmë. Kancelari austriak Dr. Alfred Gusenbauer foli për hapjen e 13 mijë vendeve të punës. Por Reinhold Mitterlehner nga Dhoma Ekonomike Austriake kërkon të tregohet kujdes në dhënien e shifrave të tilla.

“Ne presim që të hapen 11 mijë vende pune, prej të cilave vetëm 6 mijë mund të jenë vende pune të përhershme."

Në Zvicër pritet të hapen vende pune sa gjysma e atyre në Austri. Por nuk është e thënë që të gjithë duhet të dalin me fitim. Për shembull një market i madh në Zyrih nuk është e thënë se do të ketë më shumë shitje meqenëse tifozët që vijnë në masa të mëdha në qytet blejnë bluza, kapele dhe ushqime. Megjithatë mes disa biznesmenëve ka shpërthyer shpresa e fitimeve të mëdha.

“Mendoj se do të ketë një bum të madh. Pra pritet një rritje nga 40 në 50 përqind."

Për shembull “Unazat e floririt –do të jenë me oferta të mira. Por unë mendoj kryesisht për sektorin e orave."

“Ne shpresojmë që të kemi rritje 100 për qind të volumit, në të gjitha sektorët që kanë të bëjnë më Kampionatin Evropian ose më mirë më thënë me futbollin.”

Por specialistët paralajmërojnë për rrezikun e teprimit në parashikime. “Mua më kujtohet se edhe gjatë Kampionatit Botëror të 2006 në Gjermani u bënë shumë parashikime dhe u publikuan shumë prognoza. Dhe pas kampionatit të gjithë filluan të ankoheshin se parashikimet nuk dolën."

Kjo për shembull në fushën e turizmit. Krahas sektorit të ndërtimit dhe firmave të sigurimit , turizmi është gjithnjë fitues. Në marrjen e dhomave në hotele vendet mikpritëse marrin pjesë në fitime. Po hotelet nuk janë rezervuar të gjitha. E para sepse tifozët nuk e dinë se deri ku do të arrijë ekipi i tyre i preferuar dhe cili ekip luan ku. Por në Dhomën Austriake të Ekonomisë thuhet edhe se: “Kudo janë futur spekulantët që i mbajnë kontingjentet rezervë me shpresën se në një moment kërkesa e madhe do të rrisë çmimet, kështu që gjithnjë do të ketë situata ku dikujt nuk do t`i plotësohen shpresat."

Fjala magjike quhet "vlera e imazhit". Në një afat më të gjatë pritet që numri i turistëve, i inversitorëve të rritet, argumenton shefi zviceran i Euros, Christian Mutschler që tregon për shembullin e Gjermanisë në Kampionatin Botëror 2006. „Marka gjermane ka marrë më shumë vlerë. Kështu arrihet efekti i rritjes së vlerës në një afat më të gjatë. Imazhi mund të rritet. Ose në rastin e Zvicrës, i cili quhet gjithnjë si ishulli i cmimeve të larta, kjo mund të zbutet."Mbi 100 milionë euro kushton vetëm ndërtimi i katër stadiumeve në Austri. Fitues është sektori i reklamave, që pret rritje të volumit me 200 milionë euro, që nga flamuri që jepet falas në supermarkete e deri tek pllakat super të mëdha.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›