E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gjykata administrative nis punën në 2009-ën

Industrialistët pohojnë se nuk po marrin një përgjigje të shpejtë sa kohë që Gjykata Administrative nuk është funksionale

Biznesi në vend ka kohë që pret ngritjen e gjykatës administrative. Është ligji i ri i “Procedurave tatimore” ai që nxjerr në pah domosdoshmërinë e pajisjes së një Gjykate Administrative. Kjo fillimisht  pasi ankesat e biznesit për gjobat apo çështje të tjera duhet të marrin një zgjidhje sa më të shpejtë nga një staf profesional që do të përzgjidhet nga Këshilli i Lartë i Drejtësisë. Po ashtu mjaft e rëndësishme është reduktimi i afateve në marrjen në shqyrtim të ccështjeve të ankimuara nga biznesi, ndryshe nga stërzgjatjet që hasen në gjykata. Zv/ministri i drejtësisë Viktor Gume i kontaktuar nga gazeta”Korrieri” tha se gjykata administrative do të nisë funksionimin në fillim të vitit 2009. Sipas numrit dy të ministrisë së drejtësisë baza legjislative do të jetë gati në vjeshtën e këtij viti, por puna do të nisë në fillim të vitit të ardhshëm. E rëndësishme mbetet fakti që gjykata administrative do të sjellë reduktim të afatit kohor në shqyrtimin e ankesave të biznesit dhe mendohet që ccështjet të zgjidhen brenda 30 ditëve. Edhe pse ministria e drejtësisë ende nuk e ka të përfunduar draftin e funksionimit të kësaj gjykate, zv/ministri i drejtësisë siguron se funksionimi i saj do të zbazohet mbi adoptimin më të mirë që ju është bërë modeleve evropiane. Po ashtu gjykata administrative do të gjykojnë vecc konflikteve shtet biznes edhe ccështjet tregtare, që kanë të bëjnë me përplasjet mes vetë bizneseve si dhe midis ortakëve, apo dhe ccështjeve mes individëve dhe shtetit. Sakaq sipas përfaqësuesve të biznesit, kushtet e reja të ligjeve fiskale sjellin domosdoshmërinë e pasjes së kësaj gjykate. Administratori i Konfindustria Gjergj Buxhuku tha për gazetën “Korrieri” se që kur ligji i procedurave ishte vetëm në formën e një drafti dhe diskutohej me grupet e biznesit, ne e kemi ngritur si domosdoshmëri ngritjen e kësaj gjykate. Edhe pse sipas tij procesi është i vonuar, zgjidhja përfundimtare do të jepet vetëm në paraqitjen e draftit. “Do të vlerësoja se ngritja e Gjykatës Administrative është e domosdoshme dhe duke qenë se nuk është bërë deri më tani, duhet të hyjë në linjë integrale me zbatimin e ligjit të ri të “Procedurave tatimore”. Kjo për faktin e thjeshtë se tashmë kemi një Kod Fiskal, por të gjitha ankesat e biznesit nuk kanë se ku të marrin një përgjigje të shpejtë sa kohë Gjykata Administrative nuk është funksionale. Pra biznesi vazhdon të paraqesë ankesat në drejtim të fiskut në gjykata”, tha Buxhuku. Sakaq ligji i procedurave tatimore parashikon shkrirjen e Komisionit të Apelimit në Tatime. Aktualisht të gjitha ankesat e biznesit për procedurat tatimore, tatimet dhe taksat janë shqyrtuar para se të shkojnë në gjykatë nga një komision i posaccëm apelimi në Ministrinë e Financave. Ligji i ri e pushon se funksionuari këtë strukturë. Krijimi i Gjykatës Administrative do të ushtrojë funksionet e strukturës së apelimit. Ashtu si në të gjithë botën të gjitha mosmarrëveshjet administrative ndërmjet palëve duhet të zgjidhen nga Gjykata. Kjo e fundit do të vendosë lidhur me ankesat kundër akteve administrative, të miratuara nga organe shtetërore, fonde, ndërmarrje, institucione, organizata dhe bashkësi dhe shoqata të qytetarëve.

Shqyrtim të gjitha akteve administrative

Ashtu si në të gjithë botën të gjitha mosmarrëveshjet administrative ndërmjet palëve duhet të zgjidhen nga Gjykata. Kjo e fundit do të vendosë lidhur me ankesat kundër akteve administrative, të miratuara nga organe shtetërore, fonde, ndërmarrje, institucione, organizata dhe bashkësi dhe shoqata të qytetarëve. Nga ana tjetër ligji i procedurave tatimore solli shkrirjen e Komisionit të Apelimit në Tatime. Aktualisht të gjitha ankesat e biznesit për procedurat tatimore, tatimet dhe taksat janë shqyrtuar para se të shkojnë në gjykatë nga një komision i posaccëm apelimi në Ministrinë e Financave. Ligji i ri e pushon se funksionuari këtë strukturë. Krijimi i Gjykatës Administrative do të ushtrojë funksionet e strukturës së apelimit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›