Skema për të mos djegur pensionin

Instituti i Sigurimeve Shoqërore ka nisur zbatimin e skemës së parapagimit të kontributeve. Bëhet fjalë për pagimin e kontributeve të periudhave të papaguara, duke nisur nga 1 tetor 1993 ku në rast parapagimi do të ketë zbritje. Përfitues të kësaj skeme do të jenë të gjithë ata kontribus të cilët nuk janë aktivë ekonomikisht për të kryer mbulimin me kontribute të periudhave të mëparshme dhe jo të vitit korrent. Sipas Institutit të Sigurimeve Shoqërore pagesa e kontributit është 3140 lekë në muaj, por në rast parapagimi në fillim të tre periudhave do të ketë zbritje. Skema e parapagimit të kontributeve vullnetare dhe në rast aksidenti në papunë apo dhe sëmundje të tjera. Pra sipas Institutit të sigurimeve shoqërore për një pagesë vjetore do të zbritet 6 për qind e shumës së paguar. Kurse për një pagesë 6 – mujore do të zbritet 3 për qind e shumës së paguar dhe për një pagesë 3 – mujore 1.5 për qind e shumës së paguar. Pagimi i kontributeve te viteve te prapambetura do të bëjë që të gjithë kontribuuesit të përfitojnë pension pleqërie, invaliditeti dhe familjar. Sipas Institutit të sigurimeve shoqërore sigurimin vullnetar kanë të drejtë ta bëjnë të gjithë personat e interesuar duke përfshirë këtu dhe emigrantët, të cilët nuk janë ekonomikisht aktive për të kryer mbulimin me kontribute të periudhave të mëparshme dhe jo të vitit korrent. Pra pagimi vullnetar i kontributeve krijon mundësi që të gjithë këta kategori punonjësish të cilët nuk janë të mbrojtur nga sigurimi i detyrueshëm apo që kanë edhe periudha të kaluara të pambuluara, do të mund t’i kryejnë nëpërmjet një uljeje prej 800 lekësh të masës së kontributit. Pra, aktualisht kontributi mujor për të përfituar nga kjo skemë është 3140 leke, nga 3929 lekë që ka qenë më përpara. Gjithashtu, edhe për sigurimin e periudhave të kaluara do të paguhen me këtë shumë, për arsye se pensionet indeksohen çdo vit. Pra, të gjithë punonjësit kontributet vullnetare me këtë vlerë më të ulet mund t’i paguajnë për 3 muaj njëherësh dhe në rast se ato paguhen paradhënie, zbritet 1.5 për qind nga shuma e kontributeve, ku ato paguhen për 6 muaj zbritet 3 për qind e kontributeve vjetore dhe pagimi për një vit sjell një zbritje në masën 6 për qind të kontributeve. Ndryshimet kalendarike të masës së kontributit nuk ndryshojnë për personat të cilët kanë realizuar paradhënie në pagesat e kontributeve. Konkretisht, nëse një person parapaguan kontribut për periudhë 3-mujore, atij do t’i duhej të paguante 9 420 lekë, por duke hequr zbritjen prej 1.5 për qindësh të shumës totale që personi do të paguajë, atëherë atij i mbetet të paguajë vetëm 9 279 lekë. Nga skema e kontributit të sigurimit vullnetar mund të përfitojnë mjaft shtetas, të cilët kanë nën 15 vite sigurim, ku p.sh. mund të kenë 12, 13 vite. Në këto kushte, këto vite sigurimi nuk vlejnë, pasi nuk përfitojnë asnjë lloj sigurimi. Në rast të plotësimit të periudhës prej 15 vitesh do të bënte sigurimin vullnetar, atëherë ky do të përfitonte një pension të pjesshëm. Po kështu, në të njëjtën mënyrë mund të veprojnë edhe ata persona që nuk kanë mbushur vjetërsinë për pension të plotë, ku mund të sigurohet për vitet e mbetura për ta marrë të plotë këtë lloj përfitimi. Pra, sigurimi vullnetar mund të kryhet për periudha pas datës 1 tetor 1993, ku në rast se një person ka 13 vite e 3 muaj punë, atij i duhet të paguajë 21 muaj kontribut vullnetar të sigurimeve shoqërore për të përfituar pension të pjesshëm. Pra, në këtë rast atij i duhet të paguajë 65 940 lekë për të përfituar këtë masë pensioni. Për të kryer sigurimin vullnetar emigrantët mund të autorizojnë të afërmit e tyre për të lidhur marrëveshjet me strukturat e ISSH-së.
Emigrantët në Itali, kontributet te “Intesa Sanpaolo”
Instituti i Sigurimeve Shoqërore ka gati kontratën me grupin bankar “Intesa Sanpaolo” e cila do të marrë përsipër sigurimin vullnetar të shtetasve shqiptarë në Itali. Pra të gjithë ata emigrantë të cilët kërkojnë të kryejnë pagesat e kontributeve, mund t’i kryejnë në degët e “Intesa Sanpaolo” në Itali. Gjithashtu nga ana e ISSH-së është lidhur një kontratë me Bankën Amerikane të Shqipërisë, që ka filiale në Greqi, e cila, ka marrë përsipër sigurimin vullnetar të shtetasve. Për emigrantët e interesuar, për të paguar këto kontribute si mjet identifikimi në mungesë të certifikatës apo pasaportës, është pranuar një dokument i lëshuar nga autoritetet greke, i konfirmuar nga Konsullata Shqiptare në Athinë. Nga ana tjetër, Banka Amerikane e Shqipërisë në Greqi plotëson në prezencë të klientit marrëveshjen e sigurimit vullnetar me të gjitha rubrikat e kërkuara.
Pagesa për parapagim periudhash
Zbritja Shuma për të paguar
1 muaj 3140 lekë
3 muaj 1.5 për qind 141 lekë 9 279
6 muaj 3 për qind 565 lekë 18 275
1 vit 6 për qind 2 260 lekë 35 420