E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gjykata angleze, bën gati ekstradimin e të shumë kërkuarit Selami Cokaj

27/03/2009  Ai është dënuar me 20 vjet burg, ka goditur për vdekje një njeri në vitin 1994

Interpol Tirana e kërkon për 11 vjet me rradhë, por azili pengon procesin

LONDER- Selami Cokaj, Tropojani që është dënuar nga drejtësia shqiptare për vrasje dhe që jetonte i lirë në Mansfield të Anglisë, pavarësisht se ishte në listën e personave më të kërkuar nga interpoli është afër ekstradimit në Shqipëri. Lajmi bëhet i ditur nga shtypi anglez i cili raporton se aktualisht Selami Cokaj ndodhet në qeli në pritje të vendimit për depërtimin e tij në Shqipëri, ku ai u arratis pas hapjes së burgjeve në 1997. Por sipas zyrës së Ministrisë së Brendshme Angleze, ekstradimi i Cokajt do të kryehet atëherë ku gjykata britanike të ketë vendosur përfundismisht mbi pranimin ose jo të azilit politik. Sipas mediave angleze ai ka mbërritur në Angli i maskuar si kosovar dhe tani kërkon azil. Nga informacionet e marra është mësuar se, i dyshuari si Cokaj, kishte punuar prej disa kohësh në një lavash makinash. Por personi në fjalë thotë se ai nuk është Selami Cokaj, i kërkuar edhe nga Interpoli, por është një person tjetër dhe tani i kanë ngatërruar identitetin. Cokaj, i cili përdor emrin Valtron Gashi, nga Kosova, nuk mund të largohet pa një vendim të azilit ku ndodhet. Ai është dënuar me 20 vjet burg pasi ka goditur për vdekje një njeri në vitin 1994 dhe është larguar nga burgu tre vjet me vonë. Gjithashtu ai është dhe autor i një grabitjeje me armë. Kur është kërkuar nga Interpoli shqiptar që ai të ekstradohet, ai papritur shkoi tek autoritet dhe kërkoi azil. Pëllumb Seferi, drejtori i Interpol në kryeqytetin shqiptar, Tiranë është shprehur se Selami Cokaj është një prej personave më të kërkuar në Shqipëri sepse ka grabitur me armë, ka vrarë dhe është arratisur nga burgu në 1997. Autoritetet shqiptare kanë punuar 11 vjet për të rikthyer në Shqipëri Cokajn, por deri tani gjykata britanike nuk ka dhënë “ok” për të. Ndërkohë që Cokaj ka deklaruar së në Mretërinë e Bashkuar kishte ardhur nga Kosova dhe se e vetmja ngjashmëri në mes tij dhe vrasësit Cokaj është ditëlindja e njëjtë. E Qyno

Rasti Ilir Kumbaro

Tre ditë më parë një gjykatë Londineze vendosi ekstradimin në Shqipëri të të shumë kërkuarit Ilir Kumbaro, i cili akuzohet nga Prokuroria e Krimeve të Rënda për rëmbimin, torturimin dhe më pas zhdukjen e biznesmenit shqiptaro-maqedonas Remzi Hoxha. Ky vendim ardhi menjëherë pas deklaratës së fortë të drejtorit aktual të Policisë së Shtetit Ahmet Prençi, i cili në një media të huaj pohoi se në Angli fshihen rreth 100 shqiptarë që janë në kërkim nga Interpoli. Deklaratën e Prençit e mbështeti edhe Vernon Cocker, i cili garantoi shqiptarët se do bënte të pamundërën për ekstradimi nga Anglia në shqipëri të të kërkuarve.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›