Sarandë, falsifikuan çertifikatat, në hetim 4 persona

Policia e Sarandës ka nisur procedim penal për 4 persona të cilët akuzohen për falsifikim dokumentesh. Burime nga policia bëjnë me dije se ka nisur hetimet për Foto Shupulin 43 vjeç, banues në fshatin Mursi-Sarandë, Mihal Shupuli 66 vjeç, banues në fshatin Xarë-Sarandë; Jaras Shupuli 39 vjeç, banues në fshatin Mursi-Sarandë dhe Jargulla Jani 39 vjeçe nga fshati Xarë të Sarandës.
Sipas policisë këta persona janë paraqitur në konsullatën greke me dokumenta të falsifikuara dhe pas verifikimeve ka rezultuar se këta persona kanë ndërruar kombësinë në çertifikatën e tyre për të përfituar leje qëndrimi në vendin fqinj.
Sipas policisë të katër personat kishin falsifikuar certifikatën në rubrikën e kombësisë duke e falsifikuar atë si greke. Ndërkohë materialet i kanë kaluar prokurorisë së rrethit Sarandë për veprën penale "Fallsifikimi i akteve të gjendjes civile".