Balla: S'ka zgjedhje te lira pa karta identiteti
Nuk mund te kete zgjedhje te lira dhe te ndershme pa karta identiteti, per cdo qytetar shqiptar pa pasaporte. Ky eshte reagimi i deputetit te PS, Taulant Balla, mbi raportin vjetor per te drejtat e njeriut ne bote, nga Ministria e Jashtme Britanike. "Raporti i Ministrise se Jashtme britanike vlereson miratimin konsensual te Kodit, por thekson nevojen e hapave te metejshem, qe do te garantonin lirine dhe barazine ne zgjedhje", vuri ne dukje Balla. Sipas tij, kuptohet qarte se te flasesh per barazi ne zgjedhje do te thote garantim te se drejtes se votes per cdo qytetar, qofte ky i papune, invalid, student apo pensionist. "Nuk mund te kete zgjedhje te lira dhe te ndershme pa karta identiteti per cdo qytetar shqiptar, pa pasaporte", theksoi qendrimin zyrtari socialist. Ai tha se dokumenti i "Foreign Office" flet me shqetesim edhe per prirjen e qeverise per te ushtruar presion dhe per te censuruar lirine e Mediave ne Shqiperi. "Ky raport i Ministrise se Jashtme britanike, ashtu sikurse edhe raporti i Departamentit Amerikan te Shtetit apo raporti vjetor i Komisionit Evropian, kane evidentuar probleme te rendesishme ne ecurine e proceseve integruese te Shqiperise, ndersa kesaj qeverie i mungon cdo sens reflektimi dhe marrje pergjegjesie", deklaroi Balla.
Lideri i partise se dyte opozitare tha se "nese do te kishte pasur fraksione, nuk do te ishte larguar kurre nga PS"
Lideri i partise se dyte opozitare tha se "nese do te kishte pasur fraksione, nuk do te ishte larguar kurre nga PS"