Gjykata cakton 30 ditë arrest shtëpiak për Nazim Bllacën
Prokurori i EULEX-it ka kërkuar që atij t'i shqiptohet masa e ndalimit prej 30 ditësh, por mbrojtja ka kërkuar arrest shtëpiak dhe ekzaminim mjekësor të të pandehurit. Avokati i caktuar për mbrojtjen e tij, Haxhi Millaku, ka kërkuar që të bëhet një ekzaminim mjekësor ndaj Bllacës.
Ndërkohë, Hysri Rama, njëri nga të përfolurit në CD-në e Nazim Bllacës, i ka cilësuar shpifje deklaratat e tij, ndërkaq ka pohuar se Bllaca kishte qellim likuidimin e Kadri Veselit, Xhavit Halitit dhe Azem Sylës.
"Unë jam i përfoluri i Nezim Bllacës në CD-në që ka dalë, kinse unë i kam marrë 100 mijë euro, me ekzekutuar atë prej pjesëtarëve të SHIK-ut. Ajo është një shpifje dhe nuk qëndron, dhe këtu kam dal me mbrojt askënd tjetër, veç identitetin tim, dinjitetin familjar, se këto janë trillime, shpifje, sikur të gjitha tjerat qysh i ka bërë", tha Hysri Rama, i përmendur në deklaratën e Nazim Bllacës.