E Shtunë, 31 Tetor 2026

Greqi, sekuestro 9 milionë paketa te cigare

ATHINË - Doganat greke sekuestruan më tepër se nëntë milionë paketa cigaresh kontrabandë në një anije që vinte nga Kina, në portin e Selanikut, njoftoi sot Ministria e Financave.
Doganat e Selanikut kryen më 30 nëntor një kontroll në anije dhe zbuluan në një kontenier me sfera dekorative pemës së Krishtlindjeve 908 arka me 9 080 000 paketa cigaresh. Taksat e mallit të sekuestruar arrijnë në 1 327 550 euro, shtoi ministria në një komunikatë.
Autoritetet kanë filluar një hetim për përcaktimin e origjinës së mallit dhe identitetit të shoqërisë që e ka marrë me qera anijen.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›