E Diel, 1 Nëntor 2026

GJND, vazhdojnë seancat për pavarësinë e Kosovës

Prishtina dhe Beogradi kanë argumentuar të martën të drejtën e tyre mbi Kosovën. Në ditën e dytë, fillimisht përfaqësues të Shqipërisë argumentuan në mbrojtje të së drejtës së Kosovës për shpalljen e pavarësisë.

Seanca vijoi më pas me paraqitjen e Gjermanisë dhe një numri vendesh të tjera. Janë të paktën 30 vende që kanë shfaqur interesimin e tyre për të paraqitur argumentet në mbrojtje, ose kundër shpalljes së pavarësisë, në mesin e të cilave Shtetet e Bashkuara dhe Rusia.

Gjatë ditës së parë të seancave dëgjimore, që pritet të zgjasin dhjetë ditë, Prishtina dhe Beogradi kanë argumentuar në mbrojtjen e të drejtës së tyre dhe kanë kërkuar nga Gjykata që të vendosë në favor të tyre.

Mendimi këshillëdhënës i Gjykatës pritet të jepet në pranverën e vitit të ardhshëm, megjithëse besohet se ai nuk do të jetë i prerë duke u lënë palëve mundësinë e interpretimeve të lira.

                                                                                             

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›