E Diel, 1 Nëntor 2026

Gjykata dënon Bollanon me 6 muaj burg

Kryetari i Bashkisë së Himarës Vasil Bollano është dënuar me 6 muaj burg. Gjykata e Vlorës, ka vendosur që të marrë këtë masë për Bollanon, i akuzuar për heqjen e tabelave në gjuhën shqipe në qarkun e Gjirokastrës. Gjykata e Shkallës së Parë, me gjyqtar Shkëlzen Selimin, ka vendosur që Bollanos, t’i hiqet e drejta për tre vjet që të ushtrojë funksione publike, ndërsa do t’i paguaj shtetit shqiptar edhe 5 milionë lekë.Bollano nuk ishte i pranishëm në seancën e sonte, nga ku o mor edhe vendimi ndaj tij. Shkak për këtë çështje është bërë një urdhër, që është lëshuar prej tij në muajin tetor të vitit 2007 për heqjen e tabelave në gjuhën shqipe në aksin rrugor Qeparo-Llogora, gjë që, sipas Prokurorisë, ka sjellë një dëm prej rreth 2.1 milionë lekësh. Këto tabela ishin vendosur në kuadrin e një projekti për zhvillimin e turizmit i shtrirë përgjatë gjithë bregdetit nga Vlora në Sarandë, i financuar nga Ministria e Transportit, Punëve Publike dhe Telekomunikacionit dhe Ministria e Turizmit, Kulturës, Rinisë e Sporteve. Gjatë fazës së hetimit, Bollano ka pranuar se ka dhënë një urdhër për heqjen e tabelave në gjuhën shqipe, por ai ka pretenduar se për vendosjen e tyre nuk ishte marrë leje nga bashkia. Vasil Bollano, akuzohet për shpërdorim e detyrës, sipas nenit 248 të Kodit Penal.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›