Berisha në Francë, takohet me Sarkozi
Autori i Lajmit: red.
Kreu i mazhorancës, Berisha, do të pritet në një takim të veçantë nga Presidenti i Francës, Nikola Sarkozi, në Pallatin Elyzee. Gjithashtu, për nder të Kryeministrit, është organizuar një konferencë në Paris nga MEDEF (Mouvement d Entreprises de France) ku mbi 30 përfaqësues të kompanive dhe grupeve bankare dhe financiare më të rëndësishme të Francës kanë shprehur interes të madh për t u njohur gjerësisht dhe më nga afër me ecurinë e reformave në Shqipëri, ekonominë shqiptare dhe potencialet e saj. Në vazhdim të kësaj vizite, Kryeministri do të zhvillojë dhe një takim me ministrin e Jashtëm të Francës, Bernard Kushner, i cili do të shtrojë për kryeministrin Berisha dhe një drekë zyrtare.
Ky lajm është publikuar: 24/04/2009