E Diel, 1 Nëntor 2026

Lezhë, banorët protestojnë për projektin ujësjellësit

Projekti për ndërtimin e një ujësjellësi në komunën e Zejmenit në Lezhë është kthyer në një mollë sherri mes komunës dhe banorëve. Ata kanë deklaruar se edhe pse ky ujësjellës është përcaktuar për lagjen e tyre, ai do të devijohet edhe në lagje të tjera. 

LEZHE- Dhjetra banorë të fshatit Ferr Spitën në komunën e Zejmenit në Lezhë, kanë protestuar ndaj një projekti që po zbaton komuna për ndërtimin e një ujësjellësi. Ata kanë deklaruar se edhe pse ky ujësjellës është përcaktuar vetëm për lagjen e tyre ai do të devijohet edhe në shumë lagje të tjera. Akuzat e tyre i referohen deputetit të zonës dhe kryetarit të komunës që sipas banorëve kërkojnë të mbulojnë mos mbajtjen e premtimeve në disa zona nëpërmjet këtij ujësjellësi. Banorët kanë kërcënuar se nuk do të lejojnë vazhdimin e punimeve, derisa ky projekt të realizohet siç është premtuar.
Kryetari i komunës Zjemen Arben Doçi, e ka cilësuar këtë protestë si të jashtëligjshme.
Sipas banorëve projekti është anashkaluar dhe kjo do të sjellë probleme në furnizimin me ujë për këta banorë, një problem jetik ky gjatë 17 viteve të fundit. (a.r/news24/balkanweb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›