Kontroll shitblerësve të pasurive të paluajtshme dhe legalizimeve
Qeveria forcon kontrollin për pastrimin e parave dhe financimin e terrorizmit. Banka e Shqipërisë dhe ministritë do të raportojnë për çdo dyshim
Qeveria ka forcuar kontrollin për çdo institucion për parandalimin dhe dënimin e pastrimit të parave dhe të financimit të terrorizmit. Gjatë mbledhjes së djeshme qeveria ka miratuar disa ndryshime në ligjin “Për parandalimin e pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit”, të cilat synojnë që të gjitha institucionet shtetërore, ministritë, Banka e Shqipërisë dhe institucione të tjera licencuese dhe mbikëqyrëse të raportojnë për çdo dyshim me fakte për individë të caktuar pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Parandalimit të Pastrimit të Parave. Në sitën e kontrollit do të jenë veçanërisht personat që merren me shitblerjen e pasurive të paluajtshme. Burimi i parave në të tilla raste do të jetë në sitën e kontrollit të imtësishëm nga organet qeveritare.
Institucionet
Në bazë të projektligjit të qeverisë, Banka e Shqipërisë do të raportojë për bankat tregtare; institucionet financiare jobankare; zyrat e këmbimeve valutore; shoqëritë e kursim-kreditit; çdo person, fizik ose juridik, i cili merret me sigurimin dhe administrimin e parasë fizike ose të letrave me vlerë; bizneset e metaleve dhe të gurëve të çmuar etj. Ministria e Financave do të raportojë për autoritetin shtetëror, përgjegjës për administrimin dhe shitjen e pronës publike dhe çdo person që kryen veprime juridike, për tjetërsimin dhe dhënien në përdorim të pronës shtetërore, për lojërat e fatit, si dhe për organet doganore dhe tatimore. Ministria e Drejtësisë do të raportojë për noterët. Ndërsa Dhoma Kombëtare e Avokatisë për avokatët. Ministria e Punëve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit do të raportojë për: agjentët e pasurive të paluajtshme dhe ekspertët e vlerësimit të pasurive të paluajtshme; agjencinë e legalizimit të zonave informale dhe çdo person tjetër që merret me agjencitë e udhëtimit dhe shoqëritë e ndërtimit. Ministria e Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve do të raportojë për shitblerjen e veprave të artit apo shitblerjen me ankand të sendeve me vlerë 1 500 000 lekë ose më shumë. Ministria e Punës, Çështjeve Sociale dhe Shanseve të Barabarta, për organizatat jofitimprurëse.
Raportimi
Sipas projektligjit të qeverisë, të gjitha këto institucione do të raportojnë tek autoriteti përgjegjës për çdo dyshim të bazuar, për burimin ose origjinën e kapitalit, natyrën e veprimit financiar, pavarësisht nga vlera e tij. Raportimi do të bëhet në rastet kur kanë dyshime të bazuara në fakte e rrethana konkrete, që mund të lidhen me parregullsi në dokumentacionin identifikues dhe justifikues të burimit të ligjshëm të kapitaleve me ato reale. Apo kur vërejnë mosjustifikim të pasurisë apo të parave të deklaruara, nga pikëpamja ekonomike ose ligjore. Do të raportojnë në ato raste kur kanë informacione, sinjalizime e të dhëna se paratë ose pasuritë e depozituara për licencim rrjedhin nga vepra penale ose janë të përziera me para a pasuri të tilla, apo kur dyshojnë se veprimtaria që kërkohet të licencohet do të ngrihet për të realizuar ose mbështetur pastrimin e parave.
Organet licencuese dhe mbikëqyrëse duhet të njoftojnë autoritetin përgjegjës në të njëjtën mënyrë, në çdo rast kur kanë të dhëna apo dyshime për implikime ose qëllime që vërtetojnë se veprimtaria do të përdoret për të mbështetur, lehtësuar, ruajtur, nxitur ose fshehur aktet terroriste apo do të financojnë terrorizmin. Autoritetet që japin një informacion të tillë janë të përjashtuara nga përgjegjësia penale, civile ose administrative për nxjerrjen e sekretit profesional. Këto institucionet nuk duhet në asnjë mënyrë që të informojnë klientin ose çdo person tjetër për procedurat e verifikimit të rasteve të dyshimta, si dhe për çdo raportim në Drejtorinë e Përgjithshme të Parandalimit të Pastrimit të Parave. Informacioni i shkëmbyer ndërmjet dy institucioneve kryhet në bazë të fshëhtësisë së ndërsjellë.
9 Prill 2009