E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gjykata “djeg” ëndrrën e Petrit Çakrrit për tu liruar

07/02/2009  TIRANË-Gjykata shuan shpresat e të larguarit nga burgu, Petrit Çakrri, duke lënë në fuqi vendimin që e shpall person në kërkim. Në datë 15 janar 2009 Petrit Çakrri i njohur si personazh në çështjen kundër personave që vranë Azem Hajdarin mori lejen shpërblyese. Një ditë më parë në datë 16 janar ai paraqitet në gjykatë për të depozituar një kërkesë nëpërmjet së cilës kërkonte “shuarjen e masës së sigurimit”. I pyetur në ato momente petrit Çakrri do të deklaronte. “Mua më ka përfunduar vuajtja e dënimit disa muaj më parë dhe nuk e di përse më mbajnë ende në burg. Kjo është arsyeja përse unë i drejtohem gjykatës për të shuar masën e sigurimit se ndryshe Prokuroria nuk do të kujtohet asnjëherë për mua dhe do të më lënë në burg”. Kërkesa e bërë nga petrit Çakrri e depozituar më 16 janar mban numër akti 291. Kjo kërkesë vetëm dje është marrë në shqyrtim nga gjyqtari Ilir Çeliku. Pasi e ka studiuar kërkesën e bërë nga i arratisuri tashmë nga burgu i Shën-Kollit, gjyqtari Ilir Çeliku vendosi ta pushoi atë. Ka qenë një seancë e shkurtër gjyqësore, ku Petrit Çakrri, adresa e të cilit nuk dihet, pretendonte të fitonte lirinë duke u hequr nga lista e personave të kërkuar. Gjykata nuk ia dha këtë të drejtë duke e lënë në burg deri në momentin që të përfundoi masën e plotë të dënimit, e cila është edhe një vit e dy muaj. Po dje i pranishëm në gjykatë ka qenë Drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve, Gazmend Dibra, i interesuar për këtë problem. Numri një i burgjeve ka patur dijeni për kërkesën e Çakrrit dhe është interesuar për vendimin që do të merrte gjykata për të. Nga ana e saj Drejtoria e përgjithshme e Burgjeve ka pranuar faktin se i është dhënë leje dhe se nga ana e tij nuk është respektuar orari i caktuar për t’u kthyer në qelinë e tij. Çakrri pretendonte se po mbahej padrejtësisht në burg, pasi kishte përfunduar dënimin e dhënë më 3 dhjetor të vitit 2008. Mesditën e 15 janarit 2009, Petrit Çakrri ka lënë qelinë e tij në burgun e Shën Kollit në Lezhë për të shkuar pranë familjes së tij, falë një leje shpërblyese të përfituar për shkak të sjelljes së tij të mirë si dhe kohës së paktë të dënimit që i kishte mbetur për të vuajtur.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›