Patrullat e Përgjithshme të policisë gradohen inspektorë
07/02/2009 Në ceremoninë e gradimit të 105 efektivëve ishte i pranishëm kryepolici Prençi
TIRANE- Pas shumë përpjekje në teren dhe kualifikime të ndryshme, 105 punonjës të Patrullës së Përgjithshme kanë fituar më së fundi gradën e Inspektorit. Ky është grupi i parë i studentëve që gjatë kësaj kohe, kanë provuar të japin më të mirën në shërbim të qytetarëve. Me marrjen e kësaj grade ata do të jenë efektivë policie me kompetenca të plota, por në të njëjtën kohë 105 punonjësit do ballafaqohen me sfida të reja edhe më të vështira. Kjo pasi në ditët në vazhdim, inspektorët e sapo graduar pritet të emërohen në qytete të ndryshme të vendit. Mësohet se grupi prej 105 efektivësh është struktura e parë e mbështetur nga specialistët e programeve PAMECA dhe ICITAP. Ndërkohë që në ceremoninë e përmbylljes së fazës së parë të implementimit të Patrullës së Përgjithshme morën pjesë zv/ministri i Brendshëm, Gent Strazimiri, Drejtori i përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ahmet Prençi, zv/drejtori i Përgjithshëm për Trajnimin Policor, Ahmet Haxhia, përfaqësues të misionit PAMECA dhe Programit ICITAP.
Ceremonia
Gjatë dhënies së gradave “Inspektor” për 105 punonjësit e kësaj njësie ishte i pranishëm edhe Drejtori i Policisë së qarkut Tiranë Tonin Vocaj. Sipas Drejtorit të Policisë së qarkut Tiranë, për të arritur deri këtu, është dashur kohë dhe punë voluminoze, planifikim disa mujor, mundim dhe sakrifica nga ana e punonjësve, pasi të jesh i pari në futjen e koncepteve të reja të policimit, është gjithmonë e vështirë. “Struktura e re e Patrullës së Përgjithshme, që është në fokus të vëmendjes, në mënyrë graduale dhe të pashmangshme po ndryshon prezantimin e shërbimit policor në Shqipëri. Ajo, po kontribuon në modernizimin e organizatës tonë policore dhe orientimin e shërbimeve të saj drejt komunitet dhe të fokusuar drejt shërbimit ndaj tij”,- deklaroi Vocaj. Nga ana tjetër Drejtori i përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ahmet Prençi, falënderoi kontributin e dhënë nga misioni PAMECA dhe Programit ICITAP. Prençi deklaroi se ka ndjekur me shumë vëmendje të gjithë progresin e bërë nga ana punonjësve të kësaj strukture. Në lidhje me misionin e Patrullës së Përgjithshme, Prençi tha se ky brez ka ndryshuar mentalitetin e vjetër të policisë shqiptare. “Efektivët e Patrullës së Përgjithshme kanë kryer gjithmonë më të mirën dhe për hir të kësaj ata do të jenë më të suksesshmit në radhët e policisë. Eksperienca e grupit të parë të Patrullave të Përgjithshme që përfundoi periudhën e provës, na bën optimistë për suksesin e nesërm”,- u shpreh Ahmet Prençi. Ndërkohë 105 inspektorët e rinj, i përgëzoi edhe zv/ministri i Brendshëm Gent Strazimiri, i cili gjatë fjalës së tij u kërkoi punonjësve të Patrullës së Përgjithshme, të shërbejnë me devotshmëri në vendet ku do punojnë. Në takim folën edhe dy shefat e misionit PAMECA dhe programit ICITAP, të cilët falënderuan 105 inspektorët e rinj për bashkëpunim si dhe për punën që kanë dhënë ata gjatë këtyre dy viteve të shkollimit.