E Shtunë, 31 Tetor 2026

Policia ; Marrin gradën “Inspektor” 105 punonjës të Patrullës së Përgjithshme



Gradohen 105 punonjës policie të Patrullës së Përgjithshme, të cilët përfitojnë gradën “Inspektor”. Përfundoi ditën e djeshme faza e parë e implementimit të Patrullës së Përgjithshme në polici. Në këtë ceremoni morën pjesë zëvendësministri i Brendshëm, Gent Strazimiri, drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ahmet Prençi, zëvendësdrejtori i Përgjithshëm për Trajnimin Policor, Ahmet Haxhia, përfaqësues të misionit PAMECA dhe Programit ICITAP. Drejtori i Policisë së Qarkut Tiranë, Drejtues i Parë, Tonin Vocaj përshëndeti mbylljen e fazës së parë të implementimit të Patrullës së Përgjithshme të policisë, ndërkohë që drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, z. Ahmet Prençi, falënderoi kontributin e dhënë nga misioni PAMECA dhe Programi ICITAP. Në lidhje me misionin e Patrullës së Përgjithshme, Prençi u shpreh: “Mos harroni, jeni brezi që keni misionin për të ndryshuar mentalitetet e vjetra në polici. Bëni më të mirën që dini dhe do të shikoni se do të jeni të suksesshëm. Eksperienca e grupit të parë të Patrullave të Përgjithshme që sot përfundoi periudhën e provës, na bën optimistë për suksesin e nesërm. Mbështetja ime personale, por dhe e stafit që unë drejtoj, do të jetë e padiskutueshme. Ju përgëzoj për gradën e “Inspektorit” që morët sot, e mos u kënaqni me kaq. Ju uroj suksese dhe urimet më të mira për ju e familjet tuaja!”.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›