Buxhetorët, modem interneti falas dhe gjysmë tarife për 6 muaj
07/02/2009 Albtelekom, internet në 1 mijë shkolla brenda 2009-s
Rreth 20 mijë abonentë kanë përfituar deri më tani nga oferta e Albtelekom-it për dhënien e modemit dhe tarifës së instalimit falas. Por kjo ofertë hapet tashmë edhe për buxhetorët, punonjës të administratës publike qendrore dhe lokale. “Albtelekom ka vendosur të vijë me një ofertë speciale për të gjithë punonjësit e administratës publike në nivel qendror dhe lokal. Duke u abonuar në shërbimin ADSL, nga data 1 deri më 28 shkurt, të gjithë punonjësit e administratës do të përfitojnë modemin dhe tarifën e instalimit falas. Me paketën e re, punonjësit e administratës publike, përveç modemit dhe tarifës së instalimit falas, do të përfitojnë dhe 50 për qind zbritje të çmimit të abonimit për 6 muajt e parë”, - theksoi drejtori i përgjithshëm i Albtelekom-it, Mustafa Resit Akdogan.
Oferta
Sipas zotit Akdogan, në Shqipëri janë rreth 105 000 persona, punonjës të administratës publike në nivel qendror dhe lokal, që do të kenë mundësi të përfitojnë nga oferta. Gjithashtu kompania ka fituar të drejtën për ofrimin e shërbimit të internetit për sistemin parauniversitar në Shqipëri. Sipas projektit në fjalë, janë rreth 2 117 shkolla 9-vjeçare dhe të mesme në të gjithë vendin që të marrin shërbimin e internetit nga Albtelekom-i. “Brenda 3-mujorit të parë në do të përfundojmë këtë projekt për rreth 1 mijë shkolla 9-vjeçare dhe të mesme”, - premtoi Akdogan.
Telefonatat
Drejtori Akdogan nënvizoi një tjetër premtim të kompanisë, që duke nisur nga data 1 mars do të ofrojë ulje të tarifave nga 10 deri në 25% për të gjitha thirrjet ndërkombëtare dhe thirrjet drejt operatorëve celularë. “Për shkak të lidhjeve të personave që punojnë dhe jetojnë jashtë Shqipërisë, dihet se shqiptarët flasin më shumë drejt numrave me Italinë, Greqinë, Francën, Gjermaninë dhe Amerikën etj. Tarifat tona drejt këtyre vendeve janë më të ulëta se të gjithë operatorët mobile dhe operatorët e tjerë dhe kjo është 1/3 tarifës që ofrojnë operatorët e tjerë. Ne do të bëjmë të mundur që me vendet si Italia, Franca, Greqia, Gjermania, Amerika të flitet me 17 lekë/min”, - u shpreh Akdogan.
Fitimi
Drejtori i Albtelekom, Akdogan, theksoi se kompania që ai drejton renditet ndër tre kompanitë e para më të mëdha që paguajnë taksa në administratën tatimore. Ai theksoi se është herët për të dhënë shifra për fitimin e realizuar nga kompania në 2008-n.
Arsimi
Një nga fushat ku kompania ka premtuar investime është arsimi. Tashmë kompania ka fituar tenderin e hapur nga Ministria e Arsimit për ofrimin e shërbimit të internetit për 2117 shkolla të nivelit 9-vjeçar dhe të mesëm, gjysma e të cilave do të realizohen brenda 2009-s.
Oferta
Një tjetër fushatë e Albtelekom-it, “Fol 60 minuta dhe paguaj vetëm një minutë” ka ecur mjaft mirë. Sipas Akdogan-it, ka pasur interes për t’u abonuar në këtë paketë nga njerëzit. Albtelekom premton vazhdimësi në ofertat për kategori të caktuara të klientëve të tij.