E Diel, 1 Nëntor 2026

Gjykata e Apelit, e vetmja pa faqe interneti

Informatizimi i shërbimeve të Gjykatës së Apelit në Tiranë në funksion të rritjes së efikasitetit të këtij institucioni, janë në qendër të një projekti të rëndësishëm që do të zbatohet nga USAID në këtë gjykatë. Dje, në prani të ministrit të Drejtësisë, Enkelejd Alibeaj dhe drejtuesve të USAID-it është zhvilluar një ceremoni për promovimin e këtij projekti, i cili synon ngritjen e një sistemi kompjuterik ku do të hidhen të gjitha të dhënat e kësaj gjykate. Aktualisht, Gjykata e Apelit në Tiranë është e vetmja nga institucionet e sistemit gjyqësor në kryeqytet që nuk ka një faqe zyrtare interneti.

"Ne të gjithë, pjesa legjislative dhe ekzekutive e qeverisjes dhe komuniteti i gjyqtarëve, duhet ta ndiejmë veten si palë me detyrime ndaj publikut. Publiku është gjyqtari ynë i fundmë i përbashkët. Të arrijmë t‘i tregojmë se meritojmë besimin që i kemi kërkuar dhe që na ka dhënë", ka thënë fjalën e mbajtur gjatë ceremonisë ministri Alibeaj. Ai ka përfituar nga rasti për të dhënë një përgjigje edhe lidhur me pavarësinë e sistemit gjyqësor, teksa ka deklaruar se kjo arrihet "duke u treguar të përgjegjshëm, të përgjegjshëm ndaj ligjit, të përgjegjshëm për rëndësinë themelore që ka në një shtet funksioni i drejtësisë. Nëse do të arrijmë të tregohemi të tillë, atëherë do të keni garantuar ju vetë pavarësinë. Pavarësia nuk jepet, por meritohet".



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›