Sefgjini: Më lejoni të shkoj në punë
Drejtori i Përgjithshëm i Tatim-Taksave, Arben Sefgjini, ka paraqitur në sekretarinë e Prokurorisë së Krimeve të Rënda dy kërkesa për të shkuar në punë, të cilat i janë rrëzuar nga prokurori i çështjes, Xhevat Hana. Kërkesa e parë është depozituar 10 ditë më parë me objekt lejimin për të shkuar në vendin e punës, pasi, duke qenë titullar i një drejtorie publike, nuk kishte rrezik për largimin e tij jashtë Shqipërisë. Sefgjini i kërkonte prokurorisë ta lejonte të shkonte për çdo ditë në Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve për të ushtruar funksionin shtetëror. Pas shqyrtimit të kërkesës, grupi hetimor i dosjes "Remzi Hoxha" vendosi ta rrëzojë me arsyetimin se funksioni shtetëror i Sefgjinit i lejonte largimin e tij jashtë Shqipërisë. Pas refuzimit të kërkesës nga organi i akuzës, mbrojtja e Sefgjinit paraqiti një kërkesë të dytë në Prokurorinë e Krimeve të Rënda me qëllim lejimin për të shkuar të paktën një herë në javë në Drejtorinë e Tatimeve për të ushtruar detyrën që i është ngarkuar. Por edhe kjo kërkesë është rrëzuar nga organi i akuzës për të njëjtat arsye.
Arresti i Sefgjinit
Ndërkohë, të pandehurit e dosjes "Hoxha", Arben Sefgjini dhe Avni Koldashi po zbatojnë me përpikëri vendimin e Gjykatës së Krimeve të Rënda, e cila vendosi masën e arrestit shtëpiak. Burime nga Prokuroria e Përgjithshme thanë se oficerët e policisë gjyqësore që janë ngarkuar me ruajtjen e ish-funksionarëve të SHIK-ut në vitin 1995 nuk e kanë lënë banesën në asnjë moment, duke treguar një shembull të mirë për funksionimin e ligjit. Burimet pohojnë se Koldashi dhe Sefgjini po monitorohen periodikisht nga oficerët e policisë gjyqësore të prokurorisë dhe policisë dhe në bazë të informacioneve të marra nuk ka rezultuar ndonjë thyerje e vendimit. "Rreth dy-tri herë në javë personat e ngarkuar me ekzekutimi e vendimit gjyqësor ndaj të pandehurve Arben Sefgjini dhe Avni Koldashi marrin informacione nëse dy të akuzuarit kanë thyer ose jo vendimin. Deri në këto momente, oficerët e policisë gjyqësore nuk kanë marrë ndonjë informacion tjetër", thanë burimet nga akuza qendrore.
Ish-shikasi drejtoi operacionin
Të tjera fakte dalin nga Prokuroria për Krime të Rënda në lidhje me rrëmbimin e Ziso Kristopulit, Remzi Hoxhës dhe Avdyl Loshajt, sipas të cilës ish-zv/drejtori i SHIK-ut në Tiranë, Arben Sefgjini, ka marrë pjesë personalisht në "rrëmbim". Deklarata e Koldashit, sipas të cilit Sefgjini e kishte urdhëruar për marrjen e Remzi Hoxhës, është verifikuar edhe nga organi i procedimit penal, sipas të cilit, në njërën prej makinave që ka qenë me operacion në Rrugën e Frigoriferit në Tiranë ka qenë edhe Sefgjini. Drejtori aktual i Tatim-Taksave ka drejtuar operacionin, duke u dhënë urdhra të gjithë SHIK-asve të tjerë për të gjitha lëvizjet që do të kryenin. Madje Sefgjini ka kamufluar inspektorët e SHIK-ut si oficerë të policisë kriminale, veprim i cili komentohet nga Prokuroria e Krimeve të Rënda si "shpërdorim detyre".
Durrës
Urdhëroi që Kristopulin ta dërgonin në Lezhë
SHIK-asi Gëzim Kupe
lë shtetësinë shqiptare
Gëzim Kupe, ish-drejtori i Drejtorisë së Parë pranë Shërbimit Informativ Qendror në Tiranë, prej dhjetë vjetësh nuk jeton më në Shqipëri. Jo vetëm kaq, po në fillim të këtij muaji ai së bashku me familjen kanë braktisur shtetësinë shqiptare, për të vazhduar jetën si shtetas të BE-së. Emri i Gëzim Kupes doli në skenë pas kaq shumë vitesh gjatë intervistës së dhënë nga ish-shefi i bazës vëzhguese të SHIK-ut të Tiranës, Avni Koldashi. Sipas tij, ishte Gëzim Kupe, një nga drejtuesit e lartë të SHIK-ut të asaj kohe, që e kishte urdhëruar ta dërgonte në Bazën e Vainit në Lezhë Ziso Kristopulin. Ndryshe nga shumë të tjerë që u kthyen në atdhe pas një mërgimi të detyruar për shkak të përfshirjes në ngjarjet e trazuara të fundviteve ‘90, Gëzim Kupe vazhdon të qëndrojë jashtë vendit. Pas trazirave të viteve ‘97-‘98 dhe kalimit të pushtetit nga demokratët te socialistët, Kupe dorëzon detyrën te pasardhësi dhe largohet nga vendi. Ashtu si shumë bashkëkohës të vet në detyrë, kërkon strehim politik për shkak të detyrës së ushtruar në Austri. Në shtëpinë e tij në Shkozet të Durrësit jetojnë vetëm prindërit e tij. Ndërkohë, në fillim të këtij muaji, Gëzim Kupe, së bashku me bashkëshorten dhe fëmijët e vet, kanë lënë shtetësinë shqiptare, veprim ky i lejuar nëpërmjet dy dekreteve të lëshuara nga Presidenti i Republikës, Bamir Topi, në datat 5 dhe 6 maj. Topi ka lejuar lënien e shtetësisë për Gëzim Kupen, bashkëshorten e tij Raimonda dhe fëmijët Glen dhe Geard Kupe. Lajmi verifikohet lehtësisht dhe në faqen zyrtare elektronike të Presidentit. Braktisja e shtetësisë e bën më të vështirë thirrjen e tij për të dëshmuar në lidhje me çështjet Hoxha-Kristopuli. Sipas të njohurve të tij në Durrës, menjëherë pas largimit nga Shqipëria Kupe u vendos në Austri. Megjithatë ka zëra që e lidhin vendqëndrimin e tij me shtetin gjerman. V.Qyrfyçi
Deklarata
G99, Sefgjini të shkarkohet
Dëshmia e Avni Koldashit për televizionin "Top Channel", sipas lëvizjes politike G99, heq çdo dyshim që zyrtari Arben Sefgjini do të vazhdojë të përballet me drejtësinë për disa akuza tepër të rënda. "G99 e gjykon absurd dhe të pajustifikueshëm faktin që z.Sefgjini mbetet në detyrën e rëndësishme të drejtimit të një sektori si Tatim-Taksat, intensiteti i punës së të cilit nuk mund të justifikohet me arsye aspak realiste si: ‘të punuarit nga shtëpia me telefon‘", deklaron lëvizja me në krye Erjon Veliaj. G99 kërkon prej Kryeministrit Sali Berisha që të tregojë mbështetjen dhe bashkëpunimin maksimal me drejtësinë për të lehtësuar hetimin dhe zbardhjen e kësaj çështjeje, duke shkarkuar nga detyra Arben Sefgjinin.