"Gërdeci", deputetëve u duhen muaj për ta lexuar
"Fiks Fare" publikon dosjen e plotë të hetimit që Prokuroria e Përgjithshme ka dorëzuar në Kuvendin e Shqipërisë për ish-ministrin e Mbrojtjes, z. Fatmir Mediu. Janë plot 622 faqe që ndodhen në dosjen e plotë të hetimeve, që Prokurorja e Përgjithshme, znj. Ina Rama u ka dërguar deputetëve, në pritje të vendimit të tyre për të vazhduar hetimet ndaj ish-ministrit si i pandehur.
Kjo dosje përmban të gjitha shkresat, që nga vendimi i datës 28.12.2006 për regjistrimin e sh.p.k. "ALBADEMIL", fakset e SAC, memo të ndryshme, rregullore, urdhrat e ish-ministrit të Mbrojtjes, një sërë ligjesh e vendimesh të Këshillit të Ministrave. Të gjitha këto, të përfshira në një dosje voluminoze, për shqyrtimin e së cilës, deputetëve të Kuvendit të Shqipërisë u duhet shumë kohë dhe ndoshta mund të mbetet për t‘u shqyrtuar nga deputetët e Parlamentit të ardhshëm çështja e imunitetit të deputetit Fatmir Mediu. Kjo dosje u ka kaluar anëtarëve të Këshillit për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetitn, me një njoftim të firmosur nga Kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë, më 29.04.08 dhe nr. protokolli 1558/1.
Në analizën që u kanë bërë fakteve prokurorët e kësaj çështjeje, bie në sy fakti se më 28.12.2006, ditë kur oferta e kompanisë SAC ka dalë nga zyra e ish-ministrit të Mbrojtjes me shënimet e tij, drejtuar shefit të Shtabit dhe sekretarit të Përgjithshëm, është krijuar edhe shoqëria "ALBADEMIL", me ortak përfaqësuesin e kompanisë SAC, Patric Henry III, dhe të pandehurin Mihal Delijorgji. Sipas prokurorisë, analiza e fakteve të krijon dyshimin e arsyeshëm se zoti Mediu u kishte dhënë premtimin subjekteve të interesuara dhe kishte marrë vendimin për të realizuar këtë marrëdhënie biznesi me ta. Gjithashtu, në hartimin e projekt-urdhrit nr. 550 të firmosur nga zoti Mediu, nuk ka përfshirje të strukturave të Shtabit të Përgjithshëm dhe Drejtorisë së Harmonizimit të Legjislacionit dhe Marrëdhënieve me Kuvendin, pjesëmarrje e cila ishte e detyrueshme. Po ashtu, në këtë analizë, theksohet fakti se në urdhrin e ish-ministrit të Mbrojtjes për caktimin e Gërdecit si vend për demontim është shpërfillur mendimi i Forcave të Armatosura.
Në një shkresë të datës 28.12.2007, një memo e Drejtorisë së Logjistikës, drejtuar zotit Mediu për dhënie mendimi lidhur me ofertën e SAC për asgjësim municioni (SAC kishte sugjeruar paraprakisht Bërzhitën) nga shtabi i FA i është bërë e ditur se rajoni i Bërzhitës është i papërshtatshëm, si për depozitim, edhe për asgjësim municioni. Ky rajon ishte i palicencuar për një veprimtari të tillë dhe ndodhet pranë rrugës nacionale Tiranë-Elbasan e qendrave të banuara. Pra, FA e kishin kundërshtuar një herë një projekt të tillë pranë qendrave të banuara dhe në rastin e Gërdecit u shpërfill mendimi i tyre. Në një kohë kur Forcat e Armatosura e kishin kundërshtuar këtë projekt në Bërzhitë, u caktua Gërdeci, ndërsa SAC, në ofertën e tij (datë 27.12.2006) kishte kërkuar që procesi i çmontimit të kryhej në një ambjent sa më afër Tiranës. Githashtu, 6 ditë para se Mediu të firmoste urdhrin nr. 550, datë 25.04.2007, "MEICO" kishte lidhur kontratën me shoqërinë "SAC-ALBADEMIL", pra më 19 prill. Kjo kontratë s‘ka qenë pjesë e praktikës së projekt-urdhrit të dërguar për t‘u nënshkruar tek ish-ministri Mediu, duke i paraprirë në kohë atij, kur duhet të ndodhte e kundërta.
Z.Mediu ka përjashtuar koston e transportit, ndërkohë që SAC kishte kërkuar që kostoja e transportit të mbulohej nga ministria e Mbrojtjes. Ulja e këtij shpenzimi ka ndikuar në përcaktimin e vlerës së mallit, duke favorizuar përfitimin e madh të "SAC-ALBADEMIL". Gjithashtu, ish-ministri ka firmosur urdhrin 1300, datë 07.08.07 në mungesë të vendimit të Komisionit të Miratimit të Çmimeve, pa patur një çmim për municionet. Mediu ka ricaktuar Gërdecin si vend për kryerjen e demontimit, duke e konsideruar procesin e çmontimit dhe çmilitarizimit të municioneve të kalibrave 20-152 mm një process vazhdues të çmontimit të municioneve të kalibrave të vegjël, dhe duke mundësuar lidhjen e kontratës së dytë me "SAC-ALBADEMIL", me një vlerë totale prej 583326 USD.
Në raport janë analizuar të gjitha veprimet e mëtejshme të zotit Mediu, që kanë favorizuar aktivitetin e kompanisë "SAC-ALBADEMIL", që nga vënia në dispozicion e ish-brigadës së tankeve në Gërdec, e deri tek mosrealizimi i një studimi për koston për njësi të municioneve të kalibrave 20-152 mm. E gjithë kjo dosje e mbushur me dokumente që duhen shqyrtuar një për një, kërkon kohë, disa muaj ndoshta, që të shqyrtohet nga deputetët, të cilët në fund duhet të marrin një vendim, për të filluar ose jo ndjekjen penale ndaj deputetit Mediu.