E Diel, 1 Nëntor 2026

Kapet në Itali Brahimi, i dënuar për drogë

Arrestohet në Itali Ylli Brahimi, i dënuar me 11 vjet burg nën akuzën e trafikut ndërkombëtar të lëndëve narkotike. Brahimi, së bashku me Shkëlqim Konçin, ish-punonjës të Drejtorisë së Përgjithshme të Rrugëve, janë arrestuar në vitin 2003 nga policia në rrugën Kukës-Morinë, ndërsa po udhëtonin për në pikën kufitare të Morinës me një automjet "Nisan-Petrol", në të cilin ishin të montuara targat "Policia 0667", që i përkisnin Drejtorisë së Tiranës, si dhe një fenelinë policie. Në këtë automjet ndodhej një çantë me 20 kg heroinë, e ambalazhuar në 40 pako. Kjo çantë është gjetur e hedhur buzë rrugës automobilistike, disa metra larg postbllokut të policisë, në vendin ku automjeti është kthyer me urdhër të policisë nga drejtimi për ku ishte nisur, për në Komisariatin e Policisë Kukës.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›