E Diel, 1 Nëntor 2026

Gjykata e Apelit kthen ne burg mjekun Nelaj

"Arratiset" mjeku Ardian Nelaj, i hetuar per korrupsion pasiv nga Prokuroria e Tiranes. Kjo e fundit kishte kerkuar disa kohe me pare masen e arrestit me burg ne Gjykaten e Shkalles se Pare.

Por kjo gjykate dha masen e sigurise "arrest shtepie". Prokuroria apeloi vendimin dhe disa dite me pare Gjykata e Apelit vendosi qe mjeku Ardian Nelaj te rikthehet ne burg.

Per ekzekutimin e vendimit, gjykata ngarkoi policine gjyqesore. Por mjeku nuk eshte gjendur ne shtepi. Sipas informacioneve ai eshte larguar pa lene asnje lajmerim te familjaret e tij.

Sipas prokurorise, fale metodave speciale te hetimit ishte konkluduar se Nelaj, me profesionin mjek kirurg, me detyre shefi i klinikes se Spitalit te Burgut ne Tirane, dyshohet se perfitonte para nga paciente te ndryshem, ne kembim te kryerjes se operacioneve kirurgjikale.

Nderhyrjet kirurgjikale Nelaj i zhvillonte ne sallen e urgjences te spitalit nr. 2 ne Tirane, ku dhe u arrestua ne flagrance ndersa kishte marre nje shume te hollash.



AC_FL_RunContent( 'codebase','http://download.macromedia.com/pub/shockwave/cabs/flash/swflash.cab#version=9,0,28,0','width','580','height','99','src','flash/banner','quality','high','pluginspage','http://www.adobe.com/shockwave/download/download.cgi?P1_Prod_Version=ShockwaveFlash','movie','flash/banner' ); //end AC code

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›