E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zjarri tek "Ardeno" dyshohet te jete i qellimshem

Dy zjarre te medha ne kompani lidere ne fushat e tyre, te cilat kane qendrat e aktivitetit ne autostraden Tirane-Durres", kane bere qe kreret e antikrimit ekonomik ne polici dhe prokurori te intensifikojne hetimet jo vetem per keto dy raste.

Pas shuarjes perfundimtare te zjarrit gjigant ne kompleksin e kompanise se prodhimit dhe shitjeve te mobilieve, "Ardeno", nje grup i posaçem hetimor, ka arritur edhe ne rezultatet e para.

Sipas burimeve, konfirmohet se pista e "zjarrvenies se qellimshme", eshte prioritare.

Nderkohe, po hetohet edhe per nje "organizate", e cila prej kohesh kembengul te lidhe kontrata me bizneset e medha ne kete aks industrial-tregtar, ne kembim te mbrojtjes se aktiviteteve te tyre nga konkurrentet, shteti apo gjobvenesit ordinere.

Drejtuesit e firmes "Ardeno", rojet dhe punonjes te tjere kane deshmuar perpara hetuesve per ngjarjen. Mesohet se drejtuesit e kompanise kane "kembengulur" se dyshimet e tyre me te forta jane se zjarri eshte i qellimshem dhe i paraplanifikuar. Nderkohe, ata kane pohuar se kompleksi i tyre ka qene i pasiguruar dhe ngjarja e rende i rrenon ekonomikisht. Nuk jepen elemente se ku e kane mbeshtetur kete piste, por sipas burimeve, rrefimi i tyre konverton me informacionet operative te policise.



AC_FL_RunContent( 'codebase','http://download.macromedia.com/pub/shockwave/cabs/flash/swflash.cab#version=9,0,28,0','width','580','height','99','src','flash/banner','quality','high','pluginspage','http://www.adobe.com/shockwave/download/download.cgi?P1_Prod_Version=ShockwaveFlash','movie','flash/banner' ); //end AC code

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›