Paloka, kandidati i ri për PD e Tiranës
Nga Gilmana Bushati
TIRANE-Mbledhjet e seksioneve të demokratëve kryeqytetas kanë bërë që të shtojnë emrat që propozohen si kandidatë të mundshëm për kreun e PD-së. Së fundmi seksionet kanë propozuar një sërë emrash të njohur në skenën politike të PD-së, si Shaban Memia, Bujar Nishani, Aldo Bumçi, Edi Paloka dhe dy të tjerët që janë shpallur ndërkohë, Besnik Mustafaj dhe Gjergj Bojaxhi. Dalja e emrave do ta bëjë më interesante garën politike mes emrave të njohur në PD për të qenë kandidat të vetëm në zgjedhjet e brendshme, që pritet të zhvillohen dhe të përfundojnë brenda tre muajve të pare të 2009-ës. Edi Paloka e shprehu dje gatishmërinë e tij për të kandiduar për kreun e PD-së së Tiranës, nëse gjithnjë do të ketë mbështetjen e seksioneve, pra të demokratëve të bazës. Deri tani pasqyra e kandidatëve për kryetar të PD-së së kryeqytetit ka në garë tre deputetë që kanë fituar në zona të ndryshme të Tiranës, si Nishanin, Mustafajn, Palokën, deputetin e Lezhës, Aldo Bumçin, ish-deputetin e zonës së Kamzës, aktualisht drejtori i përgjithshëm i ALUIZNI-t, Memia dhe kandidatin më të ri për PD-në, Bojaxhi, aktualisht drejtor i KESH-it.
“Do të ishte nder për mua që të kandidoja për kreun e PD-së së Tiranës dhe të jem i propozuar nga mbledhjet e seksioneve të bazës”, - u shpreh dje Paloka, i cili doli deputet pasi Topi la mandatin e deputetit të PD-së për t’u bërë Presidenti i Shqipërisë. Paloka humbi në zgjedhjet e 2005 përballë Shpëtim Idrizi, kandidatit të PS-së, në zonën e dikurshme të vetë Palokës. Ndërsa Mustafaj, kritik ndaj drejtimit të PD-së që pas zgjedhjeve të 2005, u shpreh se është e domosdoshme ringritja e PD-së së Tiranës. “Siç i mungon kryetari Bashkisë së Tiranës, ashtu i mungon dhe kryetari i PD-së së kryeqytetit”, - u shpreh dje Mustafaj. Ai ka qenë kritik me drejtimin e PD-së nga ana e Olldashit dhe Nishanit. Mustafaj është shprehur se me këta në krye, “PD-ja e Tiranës është katastrofë.” Deputeti i Tiranës, Besnik Mustafaj e ka shpallur vetën kandidat për kreun e degës më të madhe të demokratëve. Pikërisht kjo degë do të caktojë numrin më të madh të deputetëve në zgjedhjet e ardhshme parlamentare për shkak të dendësisë së popullsisë në kryeqytet. Më i panjohuri për këtë garë është Gjergj Bojaxhi, pjesëtar i KOP-it, por që gjithsesi ka shpallur objektivat e tij për një konkurrencë të brendshme të ndershme në PD. Një kryetar dege e ka më të lehtë të zgjidhet deputet në zgjedhjet e 2009.
Ndërsa, Nishani është pjesë e PD-së së Tiranës, pasi është sekretari i përgjithshëm i kësaj dege dhe ka një jetëgjatësi më të madhe në poste drejtuese të kësaj partie edhe në kohën kur ishin në opozitë. Në zgjedhjet e 2005, PD-ja e Tiranës arriti suksesin më të madh: të siguronte numrin më të madh të mundshëm të deputetëve të zgjedhur në kryeqytet, plot nëntë të tillë.
(d.b/GazetaShqiptare/BalkanWeb)