E Shtunë, 31 Tetor 2026

Godo: Stop nderhyrjeve ne Kodin Elektoral

Bashkehartuesi i Kushtetutes, Sabri Godo, kerkon qe te mos behen ndryshime thelbesore ne Kodin Elektoral per shkak te efektit kohe, qe rrezikon standardet e zgjedhjeve te ardhshme parlamentare.

Sipas Godos, Kodi duhet te kaloje ne Kuvend sa me shpejt, per te mos cenuar kriteret kryesore qe jane kerkuar nga nderkombetaret dhe per te mos penguar serish me nje çeshtje te mbyllur tashme punen e Parlamentit.

Presidenti i nderit te Asamblese se PR-se sugjeron qe Kodi i kthyer nga Presidenti duhet te kaloje ne Kuvend me ndryshimet teknike te kerkuara brenda javes ne qofte se politika nuk do te cenohen zgjedhjet e ardhshme

Sipas republikanit Sabri Godo, koha e mbetur nga qershori, afati i percaktuar per mbajtjen e tyre, i ben pothuajse te pamundura nderhyrjet e tjera te kerkuara prej kohesh nga partite e vogla, qe disa jave me pare kercenuan edhe me greve urie, e cila zgjati nje jave.

Plaku i urte i politikes shikon si te vetmen zgjidhje per te kaluar kete pengese dialogun. Sugjerimi i radhes i Godos eshte qe Kuvendi dhe Presidenca te lene menjane ferkimet personale per te filluar rrugen e bashkepunimit.



AC_FL_RunContent( 'codebase','http://download.macromedia.com/pub/shockwave/cabs/flash/swflash.cab#version=9,0,28,0','width','580','height','99','src','flash/banner','quality','high','pluginspage','http://www.adobe.com/shockwave/download/download.cgi?P1_Prod_Version=ShockwaveFlash','movie','flash/banner' ); //end AC code

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›