Kukës, kapen 350 kilogramë marijuanë
Share
Policia ka mundur që të sekuestrojë një sasi prej 350 kilogramë marijuanë në doganën e Morinës në Kukës. Bashkë me drogën, policia ka mundur që të arrestojë edhe 6 personat që transportonin drogën.
Droga ka qenë e fshehur në një kamion ndërsa ka pasur si destinacion Kosovën. Nga Kosova më pas, dyshohet se ajo do të shpërndahej në vende të tjera të Europës.