Ndërron jetë ish-ministrja e Kulturës, Esmeralda Uruçi
Share
Ndërron jetë në një spital në Austri ish-ministrja e kulturës Esmeralda Uruçi. Ish-ministrja e Kulturës në kohën e Partisë Socialiste, Uruçi, mbeti e plagosur në një aksident rrugor më 17 dhjetor të vitit të kaluar në aksin Tiranë-Durrës.
Makina me të cilën udhëtonte ish-ministrja e kulturës së bashku me bashkëshortin e saj u përplas me një automjet tjetër dhe për pasojë mbetën të plagosur edhe dy bashkëshortët .
Uruçi ka qenë për disa kohë në krye të LSI-së së Shkodrës, por më pas vendosi që të japë dorëheqjen.