Masakra e urinës, arrestohet shqiptari

Redinal Dervishaj
Një gangster shqiptar me nam është arrestuar ditën e djeshme në periferitë e Çikagos, raporton NY Post. Redinal Dervishaj, 35 vjeç, u kap në banesën e hallës së tij. Dervishaj, vëllai i të cilit është një i kërkuar ndërkombëtar për katër vrasje në Shqipëri, akuzohet për vrasjen e 27 vjeçarit Anthony Lacertosa jashtë restorantit Espana në Staten Island.
Një burim policor i tha NY Post se Dervishaj është rrëfyer plotësisht.
Përplasja fatale ndodhi kur menaxheri i Espana-s, Ridi Zeneli dhe Redinal Dervishaj, që besohet se punonte aty, mbërritën në restorant për ta mbyllur atë.
Por kur mbërritën aty, panë dy persona që ishin me Lacertosa-n duke urinuar përpara godinës. Shumë shpejt ata nisën të grinden dhe të shtyhen me njëri- tjetrin. Rreth 12 njerëz rrethuan Zenelin dhe Dervishajn. Kamerat e sigurisë tregojnë se si Dervishajn e rrëzojnë përtokë, ai tenton të hipë në makinë, por nuk mundet. Më pas hyn brenda dhe merr një thikë kasapi dhe ia ngul Lacertosa-s.
Zeneli po ashtu nxori një armë, por ajo iu bllokua. Ai nuk akuzohet për ndonjë krim.
Dervishaj është qëlluar në vitin 2007 gjatë një përpjekje për grabitje dhe në vitin 2004 u arrestua për shkak se kishte kërcënuar ish- gruan e tij me thikë.
Vëllai i tij, Plaurent Dervishaj, është i njohur në Shqipëri si pjesë e bandës së Durrësit.