E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gjykata e Apelit lë në qeli nipin e Aldo Bares

TIRANE- 33 vjeçari Alxhi Nallbani, i akuzuar për "trafik të lendëve narkotike", do të vazhdojë të qëndrojë në qeli.

Vendimi është marrë sot nga Gjykata e Apelit në Tiranë, e cila ka lënë në fuqi masën e arrestit me "burg pa afat", marrë nga ndaj tij nga Gjykata e Shkallës së Parë.

33 vjeçari Nallbani, nipi i Aldo Bares, që akuzohet si kreu i "Bandës së Lushnjes", është dënuar në Itali me 14 vjet burg për veprën penale të trafikut të lëndeve narkotike.

I shpallur në kërkim nga autoritetet italiane, 33 vjeçari Nallbani u arrestua disa javë me parë në zonën e ish-Bllokut në Tiranë, në një operacion të Policisë së Shtetit me akuzën e "trafikut të lendëve narkotike".

(e.n/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›