E Shtunë, 31 Tetor 2026

Felaj: Ruli favorizoi kompaninë e burrit të deputetes Bulku

TIRANE- Deputetja e Partisë Socialiste Ermonela Felaj publikoi sot dosjen e plotë të aferës së koncesionit hidroenergjitik në lumin Bënçë. Sipas Felajt Genc Ruli organizoi një garë të dytë koncesionare për të favorizuar kompaninë Ferar shpk pas së cilës qëndron bashkëshorti i deputetes Rajmonda Bulku dhe njëheri i afërm i Genc Rulit.

“Ministri Ruli ka marrë pjesë dhe personalisht në të gjitha vendimarrjet që kanë favorizuar shoqërinë Ferar shpk pas së cilës qëndron shoqëria e bashkëshortit të deputetes Rajmonda Bulku kompania Alfa projekt 2006”,- tha Felaj.

Sipas deputetes Felaj “Kjo aferë e radhës e Genc Rulit, por padyshim jo e fundit, tregon më së miri se nëse sot ka një superfuqi energjetike në Shqipëri, ajo është familja e Genc Rulit dhe oborri i ministrave, deputetëve dhe familjes së Sali Berishës të cilët në shkelje të plotë të ligjit po marrin koncesion pas koncesioni, licencë pas licence e privatizim pas privatizimi, e po ndryshojnë ofertë pas oferte”.
(m.a/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›