E Diel, 1 Nëntor 2026

Gjykata e Durrësit lë në burg Artan Kriston

Gjykata e Shkallës së parë në Durrës lë sërish në burg Artan Kriston, të dyshuar për "Nxitje, thirrje publike dhe propagandë për kryerjen e veprave me qëllim terroriste".
Të premten në ambientet e kësaj gjykate u zhvillua seanca për vlerësimin e masës së sigurisë.
Organi i akuzës, i cili përfaqesohet nga prokurori Edmond Kaloshi, i ka kërkuar trupit gjykues, të lihet në fuqi masa e sigurisë "Arrest me burg", deri në përfundimin e hetimeve.
Por, kjo kerkesë është kundërshtuar fort, nga avokati mbrojtes Ilir Malindi, i cili ka kërkuar ndryshimin e masë së sigurisë nga 'arrest me burg", ne "detyrim paraqitje".
I pranishëm në seancë ishte edhe Artan Kristo, i cili kërkoi lehtësim të masës së sigurisë.
Kristo tha së është i pafajshëm dhe se hetuesit e çështjes nuk kanë arritur t'i kuptojnë qartë pasazhet e bisedave të tij
Duke pohuar se do të mbajë pergjegjësi për atë çfarë ka thenë, Kristo pohoi se fjalet nuk kanë qëllime nxitje apo thirrje publike për terrorizëm.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›