E Shtunë, 31 Tetor 2026

Meta: OSBE vlerësoi procesin e integrimit të Shqipërisë

Ministri i Jashtëm, Ilir Meta deklaroi në një konferencë për shtyp se ambasadori i OSBE-së Bosch vlerësoi dje arritjet në procesin e integrimit euroatlantik të Shqipërisë. "Në deklaratën e tij, ambasadori Bosch vlerësoi arritjet në procesin e integrimit euroatlantik dhe zhvillimin e zgjedheve të 28 qershorit që realizuan shumicën e standardeve të OSBE-së", tha Meta. Lidhur me bojkotin e opozitës në Parlament, Meta tha maxhoranca është e hapur për dialog. Ministri Meta tha se maxhoranca është e hapur të realizojë heqjen e iminitetit për zyrtarët e lartë, por për këtë duhet edhe bashkëpunimi i opozitës. " Përshëndes deklaratën e ambasadorit amerikan Ëithers për kufizvimin e imunitetit të zyrtarëve të lartë. Ne jemi gati ta realizojmë, po për këtë duhet mirëkuptimi i opoziës sepse është shumë i rendësishëm. Kur opozita të japë mbështetjen, maxhoranca do ta avancojë këtë proces", argumentoi Meta. Raporti i Prezencës së OSBE-së në Shqipëri, që u lexua dje nga ambasadori Robert Bosch para Këshillit të Përhershëm vlerësonte ze zgjedhjet në Shqipëri përmbushën shumicën e standardeve.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›