E Diel, 1 Nëntor 2026

Gjykata e Janinës 10 mijë euro gjobë policit shqiptar

Gjykata e Janinës dënoi me dy vjet liri me kish dhe 10 mijë euro gjobë komandantin e postës së policisë së Dropullit. Ai u akuzua për kundërshtim me dhunë të një punonjësi të policisë greke. Policia e Gjirokastrës nis procedurat për përjashtimin e tij nga policia. 

GJIROKASTER- Konflikti me punonjësit e policisë greke në pikën kufitare të Kakavijës i kushtoi shtrenjtë Komandantit të Postës së Policisë së Dropullit. Brenda më pak se 24 orësh Jorgo Kokoli, oficer policie është arrestuar nga policia greke në Janinë dhe më pas është dënuar me 2 vjet liri me kusht dhe 10 mijë euro gjobë.
Sipas njoftimit të policisë së Gjirokastrës, të mërkurën rreth orës 16.25 minuta Jorgo Kokoli, oficer policie, me detyrë Komandant i Postës së Policisë Drropull, të Komisariatit të Policisë Gjirokastër, kishte shkuar në pikën e kalimit kufitar Kakavijë nga ana e palës greke në frishopin që ndodhet në territorin e doganës së e palës greke për të blerë sende të ndryshme. Gjatë kësaj kohe, Kokoli, sipas policisë, ishtë konfliktuar dhe kishte kundërshtuar me dhunë një punonjës policie të policisë greke.
Menjëherë ishte bërë shoqërimi dhe arrestimi i tij nga policia greke në Janinë për veprën penale të “Kundërshtimit me dhunë të forcave të policisë”.
Me marrjen e njoftimit nga pala greke, Drejtori i Policisë së Qarkut Gjirokasatër ka bërë pezullimin e menjëherëshëm të oficerit Jorgo Kokoli nga detyra.
Aktualisht oficeri Jorgo Kokoli është i pezulluar nga detyra , dhe ndaj tij kanë nisur procedurat për përjashtimin nga rradhët e Policisë së Shtetit, pasi akuzohet se ka shkelur kodin e etikës dhe ka thyer rregulloren e disiplinës.
Më 6 nëntor Jorgo Kokoli ka dalë para drejtësisë në Janinë ku është dënuar 2 vjet me kusht për mos përsëritje të kësaj vepre penale dhe 10 mijë Euro gjobë dhe ndiqet në gjendje të lirë.

(s.g/BalkanWeb)



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›