E Shtunë, 31 Tetor 2026

PS: Investimet në arsim të përgjysmuara

Kryetarja e Komisioni të Edukimit në Partinë Socialiste, Ledi Shamku deklaroi për mediat se sistemi arsimor në Shqipëri është zhytur tashmë në një krizë të thellë funksionale e identitare. 

TIRANE- -Partia Socialiste ka reaguar sërish sot për gjendjen e mjeruar të arsimit. Kryetarja e Komisioni të Edukimit në Partinë Socialiste, Ledi Shamku deklaroi për mediat se sistemi arsimor në Shqipëri është zhytur tashmë në një krizë të thellë funksionale e identitare.

“Vitin e ardhshëm, krahasuar me sivjet, fondi për arsimin bazë ulet nga 57.9% në 54.4, fondi për arsimin e mesëm të përgjithshëm gjithashtu ulet nga 12.5% në 12.2, fondi për arsimin profesional, varrën e hapur të sistemit tonë arsimor, ulet nga 6.8% në 6.2”-theksoi Shamku.

Më tej, Shamku tha se deri në fillim të tetorit, MASH-i realizoi vetëm 37% e buxhetit të caktuar për investime në arsim, çka do të thotë se plot 2/3 e fondeve, që kjo qeveri dha për arsimin, rrezikojnë të digjen.
(d.b/BalkanWeb)



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›