E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rama: “Pas 28 qershorit, qeverisja zbret tek njerëzit”

Autori i Lajmit: Plarent Shehu
“Qeveria pas 28 qershorit do të jetë e juaja” u shpreh kreu socialsit Edi Rama gjatë prezantimit të kandidatëve në qytetin e Vlorës, duke theksuar se ky nuk është një premtim por një angazhim para gjithë shqiptarëve. “Qeverisja e pas 28 ditëve do të zbresë aty ku janë njerëzit, ku janë hallet dhe shqetësimet qytetare”, tha Kreu i PS-së. Duke folur para vlonjateve të shumtë të mbledhur në këtë tubim, Rama premtoi dyfishim të buxhetit të fshatit, tre vjet pa taksa për cdo biznes të ri agrar, një ministri të posaçme për fshatin, shërbim shëndetësor universal që do tu shërbejë të gjithëve pavarësisht nëse janë të pasur apo të varfër. Duke u ndalur tek lëvizja e lirë e shqiptarëve në Bashkimin Europian, Rama tha se ky nuk është thjesht një premtim i socialistëve, por një angazhim dhe përgjegjësi. “Unë nuk ju premtoj, por angazhohem se me fitoren e 28 qershorit, do të fitojmë edhe lirinë e lëvizjes për çdo shqiptar e shqiptare në të gjithë territorin e Shqipërisë, për të hyrë dhe dal lirisht nga vendi ynë në mes të Evropës”, theksoi Rama. Kryesocialisti theksoi se misioni i partisë që ai drejton është i qartë, për të nxjerrë politikën nga llogoret, ku politikanët gjuajnë me baltë njëri tjetrin dhe bëjnë politikë vetëm për interesat e tyre. “Nuk jam këtu për të shkuar në qeveri me disa të tjerë dhe pastaj për të lënë të vazhdoj e njëjta shfaqje që ju shikoni prej 18 vjetësh. Jam këtu për të ndryshuar bashkë me ju avazin e vjetër dhe për t i dhënë fund kësaj shfaqjeje, duke ju thënë se nuk dua të bëhem Kryeministri i Shqipërisë për t u ulur në një karrige më të lartë, por për ta sjellë qeverinë poshtë tek ju, për ta bërë qeverinë fuqinë tuaj të ndryshimit, për t i dhënë qeverisë forcën e ëndërrave, të shpresave dhe halleve tuaja” u shpreh Rama. Rama u shpreh i bindur se shqiptarët do të dinë të bëjnë zgjedhjen e duhur në 28 qershor, ndaj bën thirrje ti jepet fund kësaj politike të vjetër që prej 18 vjetësh e luajnë politikanët dhe e vuajnë qytetarët.

Ky lajm është publikuar: 01/06/2009

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›