E Shtunë, 31 Tetor 2026

Enciklopedia, protestë para ambasadës maqedonase në Tiranë

Qytetarë të shumtë janë mbledhur pasditen e sotme në një protestë para ambasadës maqedonase në Tiranë kundër enciklopedisë maqedonase. Protestuesit valëvisin flamuj shqiptarë dhe shprehen pro heqjes nga qarkullimi i enciklopedisë maqedonase. Enciklopedia e cila doli në qarkullim disa ditë më parë fyente shqiptarët duke i cilësuar si njerëz të zbritur nga mali.
Ndërkohë për enciklopedinë kanë reaguar edhe opinioni mbarë shqiptar në Maqedoni i cili është i revoltuar dhe i irrituar me akademinë maqedonase e cila gjatë këtyre ditëve nxori në dritë një dokument që fyen shqiptarët në trojet e tyre etnike.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›