E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gjykata e Lartë: E vërteta e votimit për "Mediun"

Në gazetën "Shqip" të datës 22 shtator 2009, në faqen 5, shkruhet artikulli me titull "Gërdeci, dy gjyqtarët kundër Mediut. Majlinda Andrea dhe Ardian Nuni votuan kundër pushimit të dosjes ndaj Fatmir Mediut. Për sa thuhet në këtë artikull në lidhje me votimin pro dhe kundër të anëtarëve të Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë, të cilët gjykuan në juridiksion fi llestar akuzën penale kundër Fatmir Mediut, Zyra e Marrëdhënieve me Publikun dhe Median në Gjykatën e Lartë bën të ditur se informacioni i servirur sot (dje, shën. red) lexuesit nëpërmjet gazetës tuaj është i pasaktë. Është e vërtetë që vendimi është marrë me shumicë votash nga ana e Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë, por zyrtarisht ju konfi rmojmë se gjyqtarët e kësaj çështjeje nuk kanë votuar sipas skemës së publikuar në gazetën tuaj. Megjithëse vendimi është në procedurat e zbardhjes dhe brenda afatit ligjor do të jetë në dispozicion të palëve të interesuara në proces dhe publikut, për të qenë sa më transparent ju bëjmë me dije se votimi ka qenë si më poshtë:

Pro:
1. Besnik Imeraj, Kryesues
2. Majlinda Andrea, Relatore
3. Ardian Nuni, Anëtar
Kundër:
1. Evjeni Sinoimeri, Anëtar
2. Evelina Qirjako, Anëtar

Anëtarët e Gjykatës së Lartë janë të bin-dur se në këtë rast nuk kemi të bëjmë me provokim apo keqdashje nga ana e gazetës tuaj, por thjesht me një informacion të gabuar të marrë nga gazetari.Për sa më lart i kërkohet gazetës "Shqip" të verifi kojë me kujdes burimet e saj të informacionit dhe siç ndodh në gazetarinë perëndimore të bëjë sqarimin për pasak-tësinë e publikuar.

Zyra e Marrëdhënieve me Publikun dhe Median është gjithmonë e hapur për të bashkëpunuar, me qëllimin e vetëm; informimin e saktë të opinionit publik dhe shmangien e keqkuptimeve të rastit, bazuar gjithmonë në Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë në nenet 141 dhe 142 të saj.Në lidhje me lajmin, "Gërdeci, dy gjyqtarët që votuan kundër Mediut", gazeta "Shqip" informon lexuesit se in-formacioni është servirur nga një burim pranë Gjykatës së Lartë, i konsideruar i besueshëm deri dje. Bëjmë me dije se burimi në fjalë nuk do të përdoret më nga gazeta, për shkak të pavërtetësisë së lajmit që na dha mbi emrat që votuan pushimin e procesit gjyqësor ndaj ish-ministrit të Mbrojtjes, Fatmir Mediu.



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›