E Diel, 1 Nëntor 2026

Topi: Pse firmosa Mediun ministër

Presidenti i Republikës, Bamir Topi, ka komentuar dje çështjen "Mediu, punën e Kryeprokurores Ina Rama dhe marrëdhëniet mes tij, Kryeministrit dhe Kryetares së Kuvendit. Kreu i shtetit ka përfunduar deklaratën e dhënë përciptas disa ditë më parë se pse dekretoi Fatmir Mediun si ministër të Mjedisit. "Përderisa nuk ka çështje kushtetuese që i japin Presidentit mundësinë që ta kontes-tojë, atëherë duhet të bëjë të kundërtën, duhet ta aprovojë. Kjo ka qenë arsyeja, pa komente të tepërta, pa iu futur ‘background‘-it, apo retrospektivës së ngjarjeve, për të dekretuar një ministër, i cili, ndonëse ka qenë në gjykim, ka qenë i prezumuar për pafajësinë përderisa nuk ka një vendim fi nal të Gjykatës", tha Topi. I pyetur nëse është i kënaqur me punën e Kryeprokurores Ina Rama, Presidenti Topi theksoi se "ju nuk mund të merrni një përgjigje me ‘po‘ apo ‘jo‘, sepse ka mjaft elementë ku unë jam i kënaqur, por ka elementë ku unë ndihem i pakënaqur". Kreu i shtetit, shtoi se ‘kur ta keni Prokuroren e Përgjithshme, duhet ta pyesni në mënyrë specifi ke dhe të detajuar për dosje të veçanta. Për sa i përket një gjykimi të përgjithshëm, unë mendoj se Prokuroria, në përgjithësi, ka zbatuar të gjithë kuadrin ligjor". Lidhur me bojkotin e opozitës ndaj Kuvendit, kreu i shtetit ka reaguar duke thënë se "përderisa ka kontestime, unë nuk mund të them se baza e kontestimit është motiv për të mos marrë pjesë në Parlament. E kam thënë dhe vazhdoj ta them se vendi i politikanit të zgjedhur nga elektorati është në Parlament". Presidenti ka dhënë përgjigje edhe për marrëdhëniet mes tij, Kryeministrit Berisha dhe nënkry-etares së PD-së, Jozefi na Topalli, duke cituar se marrëdhëniet janë institucionale. "Unë jam më shumë protokollar. Në të tërë pozicionin tim jam pa emocione, jam i ftohtë", tha Presidenti.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›