Gjykata e Larte, brenda muajit plotesohet me anetaret e rinj
Komisioni parlamentar i Ligjeve nisi dje shqyrtimin e gjashte emrave te Presidentit Bamir Topi per plotesimin e vendeve vakante ne Gjykaten e Larte. Pasi u njohen me kualifikimin dhe CV-te e kandidateve, kryetari i komisionit, Fatos Beja, vendosi te njoftoje te perzgjedhurit e presidentit per seancat degjimore qe komisioni do te zhvilloje me to. "Dekretet do te shqyrtohen ne baze te rregullores se re. Brenda ketij sesioni parlamentar do te kete nje rezultat konkret per dekretet e Presidentit", u shpreh kryetari Beja. Sipas tij, te gjithe kandidatet po njoftohen per seancat degjimore qe komisioni dhe deputetet do te zhvillojne me to, ne baze te rregullores se re. Beja theksoi se shpresohet qe Gjykata e Larte te plotesohet me anetare brenda ketij muaji. Sipas tij, komisioni ka kohen e mjaftueshme ne dispozicion per te shqyrtuar, diskutuar e vendosur per kandidatet. Deri me sot, maxhoranca nuk ka shprehur rezerva per ndonje emer konkret te sjelle nga presidenti per gjykaten e larte. Pas konsultimeve mes paleve e ndryshimet ne rregullore, duket se te djathtet kane shuar disi krizen e krijuar mes dy institucioneve per kete ceshtje. Kundershtues pritet te jete qendrimi i opozites. Nenkryetari i komisionit Fatmir Xhafaj dha sinjalin e "votes kunder", per disa prej te perzgjedhurve te kreut te shtetit, qe sipas tij nuk kane pervojen e duhur.
Anetaret e komisionit do te marrin nje me nje me shqyrtimin e emrave te presidentit. Per te pare keshtu nese ato jane ne perputhje me ligjin, plotesojne kriteret dhe a e meritojne apo jo marrjen e titullit anetar te Gjykates se Larte. Gjashte jane emrat qe Presidenti Topi zgjodhi mes 105 kandidateve. Kreu i shtetit firmosi per Arjana Fullanin, Aleksander Muskaj, Andi Celiku, Evelina Qirjako, Guxim Zenelaj dhe Majlinda Andrea per antare te Gjykates se Larte. Emra qe do te marrin zyrtarisht statusin e anetarit te gjykates vetem pasi te marrin votat ne Kuvend. Ky institucion do te vendose nese do te pranoje apo jo kandidatet e kreut te shtetit. Sipas rregullores se ndryshuar me konsensus, ne rast se ndonje prej emrave te zgjedhur nga presidenti nuk do te pranohet ne komision, ngarkohet Kryetarja Jozefina Topalli per te negociuar me kreun e shtetit per terheqjen e emrit dhe sugjerimit te nje tjeter kandidature. Kjo zgjidhje u be ne menyre qe ne Kuvend te mos arrihet ne rrezimin e kandidaturave qe sjell Presidenti.