E Diel, 1 Nëntor 2026

Gjykata e Lartë e Prishtinës anullon gjobën ndaj deputetes Vokshi, liston shkeljet e konsumuara nga Gjykata e Prizrenit

22-12-2010 / Gazeta 55

Deputetja shqiptare, Albana Vokshi është thirrur të dëshmojë në gjykatën e Prizrenit, në Kosovë, lidhur me incidentin e nëntorit me policinë kufitare kosovare. Lajmin e ka bërë të ditur kryetari i gjykatës së Prizrenit, Alia Fazli, i cili ka deklaruar se kësaj çështjeje do t’i shkojë deri në fund. “Do ta rifillojmë nga e para çështjen e incidentit në Vermicë. Gjykata e shkallës së parë duhet të merret me çështjen e imunitetit të Albana Vokshit”, ka pohuar Fazli. Incidenti i 14 nëntorit mes deputetes shqiptare dhe policisë kufitare të Kosovës solli polemika të shumta mbi sjelljen e policëve në pikën e kalimit kufitar. Mësohet se forcat e policisë së Kosovës të kenë shkelur ligjin në kontrollin e dokumenteve të përfaqësuesve shtetërore. Në këtë sens, denoncimi i deputetes Vokshi në rajonin e Policisë së Prizrenit ka qenë marrja e masave ndaj policëve në fjalë, të cilët me aktin e tyre shkelën ligjin si dhe cenuan integritetin profesional dhe moral të përfaqësueses së shtetit shqiptar. 

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›