E Diel, 1 Nëntor 2026

Topalli, vizitë dyditore në Indi për forcimin e raporteve mes dy vendeve

22-12-2010 / Gazeta 55

Vizita e parë e një kryetari të Parlamentit shqiptar në Indi dhe vizita e parë e një niveli kaq të lartë në këtë vend


Kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli ndodhet në Indi për një vizitë dyditore me ftesë të homologes së saj Meira Kumar. Për herë të parë në historinë e vendit kjo është kjo është vizita e parë e një Kryetari të Parlamentit shqiptar në Indi dhe vizita e parë e një niveli kaq të lartë në këtë vend. India dhe Shqipëria janë dy vende që i lidhin midis të tjerash  një lidhje e vjetër dhe e fortë siç është Nënë Tereza një prej personaliteteve më të njohura në mbarë botën. Pjesë e diskutimeve midis delegacionit shqiptar dhe atij Indian pritet të jenë intensifikimi i marrëdhënieve ndërmjet dy parlamenteve, ngritja e Grupeve të Miqësisë, si ura lidhëse dhe lobuese për forcimin e bashkëpunimit midis këtyre vendeve. Intensifikimi dhe bashkëpunimi i këtyre dy shteteve mbështetet në edhe në emrin e shenjtores shqiptare Nënë Tereza e cila jetën e saj e vuri në shërbim të njerëzimit veçanërisht në Kalkuta të Indisë nga ku mori edhe emrin Nënë Tereza e Kalkutës. Pjesë e diskutimeve midis dy delegacioneve pritet të jetë edhe ideja e kthimit të eshtrave të Nënë Terezës, propozim ky i bërë pak muaj më parë nga qeveria.

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›