E Shtunë, 31 Tetor 2026

Nis përzgjedhja e jurisë për katër shqiptarët e Fort Dix



Gjykata amerikane do të nisë ditën e sotme procedurat për gjyqin për katër shqiptarët e akuzuar për terrorizëm ndaj SHBA-së. Ata akuzohen si pjesëtarët e një plani terrorist që do të çonte në sulmin e bazës amerikane ushtarake të Fort Dix. Ditën e sotme do të përzgjidhet juria, e cila do të marrë pjesë në gjyqin e tyre. 1500 kandidatë për këtë juri do të marrin pjesë në përzgjedhje, nga ku do të zgjidhen 20 prej tyre dhe 6 “ndihmës”. Procesi do të nisë muajin tjetër. Shqiptarët e planit Fort Dix kanë lindur në ish-Jugosllavi, Të katërt janë të një gjaku, jetonin në SHBA ilegalisht dhe merreshin me një biznes të vogël. Në lagjet ku jetonin prej kohësh njiheshin si djem të mirë, ndërsa në shkollë nuk linin asnjë sherr pa marrë pjesë. Por shoqëria e vëllezërve Duka, si dhe kushëririt të tyre, Agron Abdullahu, u zgjerua edhe me një turk dhe një jordanez. Sipas gazetës "New York Times", pikërisht të gjashtë kishin planifikuar të godisnin bazën ushtarake të Fort Dix në New Jersy. Por plani i tyre nuk shkoi deri në fund, pasi u zbulua nga agjenti i infiltruar i FBI-së. Ndërkohë, sipas gazetave amerikane, gjashtë të arrestuarit, me akuzën e terrorizmit nuk kishin lidhje me Al Kaedën. Ata janë Dritan Duka, vëllai i tij, Eljvin Duka. Ndërsa dy të tjerët ishin Shahin Duka dhe vëllai i tij Dritan.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›