E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gjykata e Lartë "ngrin" Gabën

Tre gjyqtarët e Apelit të Vlorës, të cilët kishin paditur vendimin e KLD-së që i shkarkonte ata nga detyra, do të duhet të presin përfundimin e çështjes penale që ka nisur ndaj tyre, për t‘ju rikthyer betejës për vendin e punës. Kolegjet e Bashkuara të Gjykatës së Lartë vendosën dje pezullimin e gjykimit të çështjes midis gjyqtarëve Gjinovefa Gaba, Sokol Ngresi dhe Vasil Hanxhari, të shkarkuar nga KLD, derisa të përfundojë procesi i ndjekjes penale të regjistruar në Prokurorinë e Rrethit të Vlorës, procedim i kërkuar nga Ministria e Drejtësisë. Në kërkesën e bërë përpara trupit gjykues, përfaqësuesit e KLD-së kanë argumentuar se vijimi i gjykimit nga ana e Gjykatës së Lartë mund të krijonte probleme me çështjen tjetër që është hapur ndaj tre gjyqtarëve. Ndërsa avokatët e gjyqtarëve deklaruan se çështjet nuk kishin lidhje të drejtpërdrejtë, pasi Gjykata e Lartë do të shqyrtonte ligjshmërinë e vendimit të KLD-së.



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›